Tre ditë pas shpërthimeve të para të infektimeve me Salmonelë të shtete të ndryshme amerikane është bërë i mundur verifikimi i këtyre rasteve si dhe identifikimi i produkteve që e kanë shkaktuar atë. Sipas autoriteteve amerikane bërë fjalë për markën Fratelli Beretta dhe 430 tonë të një produkti specific të tyre është bllokuar dhe është urdhëruar tërheqja nga tregu.
Paketat përmbajnë emërtimin “Fratelli Beretta UNCURED ANTIPASTO PROSCIUTTO, SOPPRESSATA, MILANO SALAMI & COPPA” me data të skademit deri më 11 shkurt 2022.
Këto produkte rekomandohen si të gatshme dhe që mund të konsumohen menjëherë, pa pasur nevojë për përgatitje.
Autoritetet kanë shprehur frikën që për shkak të datës së zgjatur të skadencës, shumë qytetarë mund ti kenë blerë dhe ti kenë këto produkte në shtëpitë e tyre. Prandaj kërkojnë njoftimin në mënyrë të menjëhershme të konsumatorëve.
E njëjta markë gjatë vitit 2017 ishte detyruar të tërhiqte produktet për shkak të etiketimit të gabuar të produkteve si dhe alergjenëve të padeklaruar.
Në lidhje me infektimet me Salmonelë
Ushqimi i kontaminuar me bakteret e salmonelës zakonisht nuk duket i prishur apo të ketë erë të keqe. Çdokush mund të sëmuret me një infeksion të tillë, por më të rrezikuar janë njerëzit me sistem imunitar më të dobët të tillë si foshnjat, fëmijët, të moshuarit etj.
Simptomat e infeksionit të Salmonelës mund të përfshijnë diarre, dhimbje barku dhe ethe brenda 12 deri në 72 orë pas ngrënies së ushqimit të kontaminuar. Ndërsa të rriturit e shëndetshëm zakonisht sëmuren për katër deri në shtatë ditë. Në disa raste, megjithatë, diarreja mund të jetë aq e rëndë sa pacientët kërkojnë shtrimin në spital.
Të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar, siç janë pacientët me kancer, kanë më shumë gjasa të zhvillojnë një sëmundje të rëndë dhe kushte më serioze të saj, të cilat ndonjëherë mund të jenë dhe kërcënuese për jetën.
Disa njerëz infektohen pa u sëmurur ose pa shfaqur ndonjë simptomë. Sidoqoftë, ata ende mund të përhapin infeksionet tek të tjerët.
Burimi: Food Safety News
Qendra Alert
alert.al
LEAVE A COMMENT