Menu

Raporti i EUROPOL: Mishi i kuajve u shit si mish viçi për hamburgera

Agjencitë europiane të kontrollit të ushqimit dhe Europol kanë mbetur të heshtur në lidhje me akuzat që janë publikuar në median kroate që mishi i kalit është shitur si mish viçi në këtë vend.

Mediat lokale kanë raportuar që këto zbulime janë bërë si pjesë e operacionit Opson X, i cili është koordinuar nga Europol dhe Interpol. Ndërkohë, Komisioni Europian iu ka bërë thirrje vendeve anëtare që të hetojnë mbi shitjet e mishit të kuajve në vendin e tyre.

Disa media kroate kanë cituar Ministren e Bujqësisë së Kroacisë, Marija Vuckovic, e cila është shprehur që zëvendësimi i mishit nuk është identifikuar në Kroaci, por në vende të tjera europiane.

Gjatë vitit 2013, autoritetet irlandeze zbuluan që mishi i kuajve shitej si mish viçi për hamburgera dhe ky mashtrim ishte i përhapur në shumë vende europiane, duke sjellë ndalimin dhe tërheqjen nga tregu të miliona produkteve.

Hetimet mbi mishin e kuajve

Duke iu referuar raportit të Europolit Opson X, operacioni i autoriteteve europiane përfshiu verifikimin e dokumentave të mishit në disa vende të tilla si Belgjikë, Kroaci, Danimarkë, Francë, Irlandë, Itali dhe Spanjë. Hetimet zbuluan zëvendësim dhe mashtrime të tjera me mishin dhe këto çështje kanë dalë përpara gjykatave në vendet përkatëse.

Në Belgjikë u kontrolluan 230 dokumenta të mishit të kuajve, ku 35 rezultuan të falsifikuara.

Operacioni në të gjitha vendet kontrolloi mishin e së paku 157 000 mijë kuajve apo thënë ndryshe 117 tonëve të mishit të kuajve. Gjithashtu operacioni vëzhgoi dhe kushtet e thertoreve në disa vende të tilla si Belgjikë, Irlandë, Itali, Spanjë dhe Holandë. Inspektimet e thertoreve treguan shkelje të pasaportave dhe dokumenteve të mishit në së paku 20% të rasteve.

Në më shumë se 50 përqind të rasteve nuk kishte informacion për trajtimet apo medikamentet që kuajt kishin marrë përpara se të përfundonin në thertore. Analizat treguan gjurmë të molekulave të cilat ishin të autorizuara, por që mund tju jepeshin kuajve vetëm në raste të veçanta.

Burimi: Food Safety News

Qendra Alert

alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed