Menu

Raporti për Shqipërinë, KE: Për sigurinë ushqimore dhe veterinarinë, ka shumë për të bërë, shqetësim mbeten edhe laboratorët

“Shqipëria nuk ka bërë hapa të rëndësishëm për hartimin dhe miratimin e një politike koherente sektoriale. Shqipëria ka nisur zyrtarisht përafrimin me acquis të BE-së për kontrollet e shëndetit të kafshëve dhe e bimëve, por progresi është modest deri tani. Disa nga rekomandimet e Komisionit nga viti 2021 nuk u zbatuan plotësisht dhe mbeten të vlefshme, pasi nevojitet më shumë përparim”. Kështu e nis raportin për Shqipërinë Komisioni Evropian, në raportin e saj për vendin tonë, për vitin 2022, në lidhje me SIgurinë Ushqimore, Veterinarinë dhe Mbrojten e Bimëve, duke bëre dhe rekomandimet e nevojshme.

Shqipëria duhet të miratojë një politikë kombëtare të konsoliduar të sigurisë ushqimore dhe të harmonizojë ligjet përkatëse për kontrollet zyrtare, shëndetin e kafshëve dhe shëndetin e bimëve; të kompletojë personelin e Shërbimit Veterinar për ta bërë atë plotësisht funksional dhe në linjë me detyrat e funksionet e përcaktuara me rregulloret përkatëse; të vendosë një mbikëqyrje efektive kapaciteti për sëmundjet kryesore infektive të kafshëve, duke përfshirë tërbimin; të vazhdojë të zbatojë me efikasitet programin e vaksinimit të tërbimit që mbulon vitin 2023“, vijon raporti me rekomandimet e tij.

Çeshtja e sigurisë ushqimore mbetet ende shumë lart niveleve, për Komisionin Evropian, megjithë përpaqimet e vogla. Shqetësim duket se mbeten për KE rritja e kontrolleve, por edhe përmirësimi i cilësisë së inspektimeve, gjë që kërkon dhe trajnimin e stafeve.

“Për sigurinë ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle të rregullta zyrtare në në përputhje me planin vjetor me bazë risku. Ka disa përparime në lidhje me përgatitjen e një metodologjie të përmirësuar të vlerësimitit të riskut. Por, Shqipëria duhet të rrisë kontrollet zyrtare, duke miratuar metodologjinë e përmirësuar dhe trajnimin e mjaftueshëm të shafit për zbatimin e inspektimeve vjetore sipas planit“.

Autoriteti Kombëtar ende nuk ka përmirësuar cilësinë e statistikave të inspektimit, jo duke e kufizuar atë në numrin e inspektimeve apo masave të marra për shkeljet. Menaxhimi i të dhënave duhet të përmirësohet për të rritur efikasitetin dhe për të zvogëluar barrën administrative për planifikim dhe raportimi mbi kontrollet zyrtare të bazuara në rrezik dhe sigurimin e transparencës së të dhënave kombëtare“, vijon më tej raporti.

Sipas progres-raportit për vitin 2022, AKVMB pa shënuar arritje në rekturim stafi, por reforma në sektorin veterinar duhet të përfundojë, duke plotësuar të gjitha vendet vakante dhe deri ngritja e kapaciteteve të nevojshme për mbikëqyrjen pasive dhe aktive, duke përfshirë dhe vlerësime të besueshme të prevalencës së sëmundjeve, analiza të plotë të të dhënave, si dhe planifikimin e zbatimin e sistemeve efektive për parandalimin dhe/ose çrrënjosjen e sëmundjeve.

Albania Report 2022Shqipëria duhet të sigurojë ngritjen e një strukture koherente në lidhje me kapitujt e BE-së, me një zinxhir të qartë komandimi, linjë komunikimi dhe raportimi.

Programet për monitorimin e brucelozës dhe tuberkulozit në tufat e gjedhëve me më shumë se 10 koka, antraksi, sëmundja e Dermatozës Nodulare kanë vazhduar. Gjatë vitit 2021 përfunduan fushatat e vaksinimit kundër tërbimit për periudhën 2020-2022, duke përfshirë më pas edhe monitorimin e vaksinimi”, thotë raporti, sipas të cilit, duket se kapacitetet financiare tashme vendi ynë duhet t’i sigurojë vet për këto vaksina dhe fushata, si një detyrim. “Shqipëria duhet të marrë vetë autorësinë e plotë të këtyre fushatave të vaksinimit dhe të kalojë duke përdorur mjetet e veta për fushata të tilla të ardhshme vaksinimi, në përputhje me detyrimet për harmonizim me acquis përkatëse të BE-së“, thekson Raporti i KE.

“Verifikimi dhe regjistrimi në shkallë vendi i numrit të kafshëve në Shqipëri ka vazhduar. Nga tetori 2021 janë zbatuar kontrollet zyrtare nga ana e Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, në tregjet dhe thertoret e kafshëve të gjalla, duke përmirësuar kështu raportimin e sëmundjeve të kafshëve dhe lëvizjen e kafshëve. Regjistri i kafshëve duhet të përfshijë më shumë informacion mbi kafshët e tjera, të tilla si derrat, kuajt, shpendët dhe kafshët e tjera si referuar në acquis të BE-së, për të siguruar që janë krijuar sisteme solide të gjurmueshmërisë për ushqimin me origjinë shtazore. Për sa i përket hedhjes në treg të ushqimeve, ushqimeve për kafshë dhe nënprodukteve shtazore, Plani Kombëtar i Monitorimit të Mbetjeve, duke përfshirë produktet mjekësore veterinare, mbetjet e pesticideve, metalet e rënda dhe mycotoksinat në kafshët e gjalla dhe produktet me origjinë shtazore është lançuar. Megjithatë, Shqipëria duhet t’a zbatojë plotësisht këtë plan, duke përdorur metodat e vërtetuara të shqyrtimit, për të siguruar besueshmërinë e rezultateve për speciet dhe mallrat përkatëse”, vijon Raporti.

Shqetesim i Komisionit Evropian vazhdon të mbeten edhe laboratorët në Shqipëri. Sipas tij, rrjeti i laboratorëve duhet të përmirësohet duke përfshirë menaxhimin, kapacitetet, akreditimin dhe vlefshmërinë e metodave brenda një kuadri të konsoliduar.

“Për sa i përket nënprodukteve me origjinë shtazore bazën ligjore nuk ka pasur progres. Për sa i përket rregullave të sigurisë ushqimore, Shqipëria ka vazhduar të përafrohet me acquis të BE-së për kriteret mikrobiologjike të produkteve ushqimore; kërkesat specifike të higjienës për mishin dhe nënproduktet; vendosjen e rregullave të detajuara në lidhje me standardin e tregut dhe tregtimin e vezëve; nivelim maksimal të mbetjeve të pesticideve në fruta, perime, fara të freskëta dhe/ose të përpunuara; në aditivët ushqimor…

Për sa i përket legjislacionit për ushqimin e kafshëve ose organizmat e modifikuar gjenetikisht, nuk ka përparim. Duhet miratuar legjislacioni për OMGJ”, thotë ndër të tjera raporti.

Qendra ALERT

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed