Gjatë muajve të fundit, rastet e infektimit të ushqimeve me Salmonelë kanë qenë në rritje, veçanërisht në Kanada, Gjermani dhe Britaninë e Madhe. Situata në Shqipëri paraqitet e stabilizuar dhe rastet nuk kanë qenë më të shumta sesa zakonisht.
Më poshtë do të japim disa këshilla sesi ta ruajmë dhe ta përgatisim mishin, veçanërisht atë të pulës që është dhe më i ndjeshëm ndaj këtij kontaminimi:
- Mishi i pulës të përgatitet në mënyrë të veçantë nga produktet e tjera.
- Mishi i pulës të ruhet në një temperaturë maksimale prej 4°C, dhe të gatuhet dhe të konsumohet brenda datës së skadencës.
- Pula e blerë të hiqet nga paketimi dhe të ruhet në një kuti, që të mund të mbajë ujin që mund të vijë si pasojë e shkrirjes.
- Materialet e paketimit të hiqen me kujdes dhe të hidhet menjëherë uji i përfituar nga shkrirja e pulës.
- Pula të mos lahet me ujë të rrjedhshëm sepse pikat e ujit mund të shpërndajnë baktere; është më mirë që të fshihet me kujdes me anë të një letre që thith ujin, e cila duhet që të hidhet menjëherë.
- Enët të cilat kanë mbajtur pulën e freskët apo sipërfaqet e tjera që kanë rënë në kontakt me të duhet që të lahen me ujë të nxehtë dhe me detergjent, përpara se ato të përdoren për diçka tjetër.
- Duart të lahen vazhdimisht me ujë të nxehtë dhe sapun pas çdo faze të përgatitjes së mishit të pulës.
- Pula të gatuhet mjaftueshëm, derisa të arrijë së paku +70°C në brendësi të saj dhe të qëndrojë të paktën për 2 minuta në këtë temperaturë.
Burimi: Corriere della Sera
Qendra Alert
Alert.al
LEAVE A COMMENT