Menu

Regjistrimi i verës Prosek kroate, ngre në protesta fermerët italianë: Emri i ngjashëm me Prosecco italiane

Një protestë nga institucionet dhe shoqatat e prodhuesve dhe fermerëve italianë u organizua pas lajmit për regjistrimin e emrit tradicional kroat te verës Prosek. Komisioneri Evropian për Bujqësinë Janusz Wojciechowski ka vlerësuar se vendimi është i arsyeshëm, pasi kërkesa dhe aplikimi është i rregullt nga vendi ballkanik, duke specifikuar se nuk ka rrezik konfuzioni nga ana e konsumatorit. Prosek (një verë e ëmbël) në fakt i përket një kategorie të ndryshme nga Prosecco Italiane dhe shitet në shishe të dallueshme qartë nga Veneto DOC dhe DOCG.

Në dy muaj pas publikimit, do të jetë e mundur të parashtrohen ankesa dhe kundërshtime të arsyetuara, të cilat do të jenë në gjendje të kontribuojnë në vendimin përfundimtar të Komisionit Evropian. Ministria e politikave bujqësore, ushqimore dhe pyjore dhe shoqatat kryesore të botës bujqësore italiane janë të angazhuar për t’i thënë jo asaj që ata besojnë se janë precedent i rrezikshëm për Made in Italy.

Në deklaratat zyrtare nënvizohet se specialiteti tipik kroat me një emër shumë të ngjashëm me Prosecco -n italiane mund të ngatërrojë konsumatorët e huaj që banojnë jashtë kufijve kombëtarë, duke dëmtuar eksportet e një produkti me rritje të shpejtë, i cili përfaqëson një nga zërat më të rëndësishëm të eksportit. (IlFattoAlimantare)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed