Menu

Rregulla të reja për shitjet e çokollatave, biskotave dhe patateve të skuqura

Rregulla të reja pritet të vihen në zbatim ndaj ushqimeve të larta në yndyrë, sheqer dhe kripë (HFSS), për të cilat do të vendosen kufizime në promovimin, pozicionimin dhe reklamimin e tyre. Nismat që inkurajojnë blerjen e sasive më të mëdha të produktit të tilla si ‘paguaj një merr dy ose ‘tre për dy’ nuk do të lejohen më. Do bëhet ndalimi i vendosjes së këtyre ushqimeve në pozita nxitëse, të tilla si shfaqjet në hyrjet e dyqaneve apo në kasat e pagesave. Më në fund, reklamat e tyre nuk do të lejohen as në televizione.

Rregullorja e re mund të sjellë ndryshime të mëdha jo vetëm në pikën e shitjes, por gjithashtu për kompanitë kryesore. Raporti i fundit nga Iniciativa e Aksesit në të Ushqyerit tregon se në Britani, 71% e shitjeve të 16 prodhuesve më të mëdhenj të ushqimeve dhe pijeve gjenerohen nga produkte jo të shëndetshme. Në mënyrë të dukshme, 6 nga këto 16 kompani, Ferrero, Suntory, Mondelēz, Unilever, Coca-Cola dhe Nestlé përbëjnë 80% ose më shumë të shitjeve të tyre nga produktet e Sistemit të Vlerësimit të Yjeve të Shëndetit. Prandaj priten pasoja të rëndësishme për kompanitë që përfaqësojnë prodhuesit kryesorë në sektor, siç dëshmohet edhe nga deklaratat e analistëve të bankës britanike Barclays, të botuara në Food Navigator. Endrju Lazari, analist tha se prodhuesit më të mëdhenj të industrisë do të detyrohen të shtojnë përpjekjet e tyre për të riformëzuar recetat. Midis kompanive në qendër të reflektimeve të analistëve dallohet Mondelēz, e cila zotëron marka të njohura edhe në Itali, si Milka, Oreo, Toblerone, Ritz, Tuc, Filadelfia dhe Sottilette dhe që në Britani gëzon një pozicion edhe më të madh, me marka të konsoliduara dhe subjekt i iniciativave të rëndësishme promovuese. Nga ana tjetër, sipas analistit, rregullat që do të futen nuk do të ndikojnë shumë në kërkesën e konsumatorëve britanikë, të cilët ndoshta do të vazhdojnë të kërkojnë dhe të gjejnë produktet e tyre të preferuara në hapësirat e shitjes. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed