Produktet kineze kanë pushtuar tregjet në mbarë botën dhe në të gjitha kategoritë e prodhimit. Por në shumë raste kosto e tyre e lirë mund të rrezikojë rëndë jetën e konsumatorit, siç është rasti i bizhuve, të cilat shfaqen si një opsion i lirë dhe i këndshëm, sidomos gjatë muajve të verës, në pamundësi të blerjes së atyre origjinale.
Në faqen Safety Gate, në të cilin autoritetet europaine publikojnë produktet e rrezikshme për shëndetin janë të rreshtuara disa produkte të tilla, të cilat përmbajnë elementë të rrezikshëm kimik të cilët rrezikojnë rëndë jetën e njeriut, kryesisht ‘kadmium’ dhe ‘plumb’.
Një set bizhush, i cili përmban një palë vëth, një unazë, një byzylyk dhe një varëse dhe i cili shitet online në disa faqe interneti europiane, ka rezultuar që ishte i përbërë nga 94% kadmium dhe 3.4% plumb. Kadmiumi si një element kimik është i rrezikshëm për shëndetin e njeriut sepse ai akumulohet në trup dhe mund të dëmtojë veshkat dhe kockat dhe mund të shkaktojë edhe kancer.
Kadmiumi është një metal toksik i rëndë që ndodh në natyrë. Ai është i pranishëm në nivele të ulëta në ushqim dhe në nivele të larta të tymit të cigareve.Kadmiumi nuk korrozohet lehtë, kështu që funksionon mirë në bateri; përdorimi i saj primar. Kadmiumi përdoret gjithashtu në punimin e metaleve, plastikës dhe prodhimit të tekstilit.
Plumbi është gjithashtu i dëmshëm për shëndetin e njeriut, i cili po ashtu mund të akumulohet në trup dhe mund të shkaktojë zhvillimin e neurotoksiticitetit, i cili mund të ndikojë në ushqyrjen me gji ose tek zhvillimi i fetusit tek gratë shtatzëna.
Për të gjitha këto arsye, autoritetet e BE-së kanë kërkuar ndalimin e shitjes së këtyre bizhuve në tregjet evropiane.
Burimi: Safety Gate
Qendra Alert – Alert.al
LEAVE A COMMENT