Menu

Rreziku nga konsumi i midhjeve të papërpunuar, shfaqet infeksioni i rëndë dhe rastet e para

Ekspozimi ndaj butakëve është shkaku i mundshëm i një shpërthimi të Vibrio (lloj infeksioni) që po ndodh në katër provinca të Kanadasë. Sipas Agjencisë së Shëndetit Publik të Kanadasë (PHAC), 21 raste të konfirmuara të sëmundjes Vibrio u raportuan deri në mes të tetorit. Ky infeksion vjen si pasojë e konsumimit të midhjeve të papërpunuara dhe të pa gatuara siç duhet. Simptomat e infeksionit Vibrio mund të përfshijnë në formën e diarre me ujë, dhimbje barku, të vjellja, ethe, dhimbje koke, diarre me gjak.

Individët që u sëmurën raportuan të hanin butak, kryesisht midhje deti të papërpunuar. Konsumatorët mund të zvogëlojnë, por jo plotësisht të eleminojnë, rrezikun e marrjes së Vibrio duke shmangur ngrënien e butakëve të papërpunuar ose të papjekur. Marrja e këtyre produkteve duhet të jetë nga dyqanet e liçensuara.

Në Shqipëri eksporti i midhjes drejt BE është i ndaluar që prej vitit 1994 – 1995. Kultivuesit e këtij butaku u penalizuar nga bllokimi i eksporteve pas sëmundjes së kolerës në Shqipëri. Ndonëse kultivuesit përmbushin parametrat e duhur të ruajtur të midhjes dhe rritjes së tyre, sërish tregu ndërkombëtar mbetet i bllokuar. Dëmi ekonomik në këtë sektor ka qenë goxha i lartë, ndërsa konsumatori deri më tani ka qenë në shumicën e rasteve i sigurtë nga ky produkt.

Marrë nga Food Safety News

Qendra Alert / Alert.al

Related Posts