Menu

Rreziku nga qoftet, Prof.Dr. Kristaq Sini: Nëse s’gatuhen siç duhet shkaktojnë helmim, E.coli s’duhet të jetë mbi normat

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Prof.Dr. Kristaq Sini foli për infeksionin e salmonelës apo E.colit, i cili sipas tij merret dhe zhvillohet që tek procesi i therjes së kafshëve dhe deri tek nxjerrja e mishit nga frigoriferi. Sini tha se temperatura e sigurisë së ushqimeve është mbi 70 gradë, që fillon eleminimi i patogjenëve dhe nën 4 gradë që mos të lejohet të shtohet numri i tyre.

“Infeksioni me salmonela apo E.coli tek mishi mund të merret që në therjen e kafshës. Duke ngrirë mishin, infeksioni futet në brendësi dhe zhvillohet më shumë kur del nga frigoriferi. Kur nuk ekziston kultura higjenike, punonjësit bëhen përhapës të infeksionit. Këto produkte mbajnë patogjenë që në varësi të gatimit, gjysëm të pjekur apo krudo janë të rrezikshëm. Qoftet, mishi i grirë janë shumë të rrezikshme, kur ka gatim të pakët apo të përcalluar në sipërfaqe dhe jo pjekje në brendësi shkaktojnë helmim. Mishi i importit, kur manipulohet pëson infeksione dhe kur bëjmë analizat, duhet ajo e patogjenve, për të parë nëse ka patogjenë. Analizat për E.colin në ushqime nuk duhet të dalin mbi norma. Patogjenët eleminohen mbi 70 gradë dhe nëse nuk ruhen nën 4 gradë janë shumë të rrezikshme. Temperatura e sigurisë është mbi 70 gradë, pasterizimi që fillon eleminimi i patogjenëve dhe nën 4 gradë që mos të lejohet të shtohet numri i tyre. Në lidhje me zinxhirin ushqimor kam bërë një studim nëse Instituti i Shëndetit Publik merr të dhëna sidomos në spitalet rajonale, ku doli një jo përputhshmëri shumë e madhe. Nëse në spitalin Infektiv në Tiranë të regjistruar ishin rreth 3500 për periudhën 9-mujore, në Institutin e Shëndetit Publik ishin të regjistruar 759. Ndërkohë ka ankesa për mosmarrjen e informacionit për zonozat dhe gjithë problematikën që vjen përmes ushqimit, ndaj duhet një bashkëpunim i mirë i informacionit për të marrë masat e duhura. Të sëmurit duhet t’i bëhet analiza e feçes për të parë patogjenin që ia ka shkaktuar helmimin, gjë që tek ne nuk bëhen analiza të tilla. Edhe nga AKU, analizat mikrobiologjike janë të rralla, mungon baza materiale, reagentet dhe laboratorët, të cilët janë të mangët në lidhje me analizat mikrobiologjike. Që në marrjen e mostres, inspektori nuk kishte mjete sterile. Ndërkohë ka mungesë edhe të higjenës për gatimin e produkteve me origjinë shtazore, për t’u ruajtur nga infektimi i kryqëzuar. Në Gjermani, vite më parë u shënuan mbi 40 vdekje nga sallata jeshile, që ishte e infektuar nga plehu kimik i papërpunuar siç duhet.”-deklaroi Prof.Dr. Kristaq Sini.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed