Menu

Rukola, bima e gjelber me vlera të larta ushqyese

Rukola është një sallatë që rritet kryesisht në rajonet bregdetare të Detit Adriatik. Klima mesdhetare i përshtatet dhe ajo shpesh mbillet si zbukurim në kopshte. Kjo kulturë, e cila përgatitet si sallatë dhe përdoret si shtesë me patate të ziera dhe peshk mund të mbillet edhe në vendin tonë. Rukola ka kërkesa modeste për ngrohtësi dhe është rezistente ndaj temperaturave të ulëta dhe ngricave. prandaj mund të prodhohet gjatë gjithë sezonit.

Mund të mbillet në çdo lloj toke, por më mirë është që toka të ketë pH neutrale apo të jetë tokë alkale. Gjatë vapës së verës duhet të jenë nën hije, në të kundërt gjethet do të kenë cilësi të ulët. Përpunimi i sipërfaqes ku mbillet rukola është e njëjtë si te perimet e tjera gjethore. Përpunimi bazë i tokës nuk duhet të jetë më i thellës e 20 centimetra, sepse rukola prodhohet vetëm me mbjellje të drejtpërdrejtë nga fara, kurse fara është shumë e imët me masë prej (1.000 fara në 15 gram).

Ajo mbillet nga shkurti deri në shtator disa herë në rreshta nga 15 deri 30 centimetra, kurse mbillet 5 deri në 10 centimetra nga bima në bimë. Thellësia e mbjelljes duhet të jetë rreth një centimetër, kurse mbin për disa ditë. Rukola plehërohet me 60 deri në 80 kg azot, 60 deri në 80 kg fosfor dhe 100 deri në 120 kg kalium për një hektar në raport NPK 1:1:2. Kjo bimë kërkon përpunim midis radhëve gjatë vegjetimit dhe ujitjes. Pas mbjelljes, vlera e konsumit të rukolës arrin 40 deri në 60 ditë kur mund të mblidhet.

Rukola është bimë njëvjeçare ose dyvjeçare e cila kultivohet për shkak të gjetheve që kanë shije pikante dhe të ashpër dhe janë të pasura me vitamina, sidomos me vitaminë C. Rukola ndikon në mënyrë stimuluese mbi organizmin e njeriut, sidomos lukthin dhe sistemin e tretjes.

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed