Një studim i ri del në konkluzion se ushqimet me bazë shtazore prodhojnë rreth dyfishin e atyre me bazë bimore. Ashtu si shumëçka tjetër, edhe ushqimi që e hani vjen me një kosto, në këtë rast është karboni.
Punimi i tokës, transporti i të korrave dhe blegtorisë, menaxhimi i plehut organik dhe të gjitha aspektet e tjera të prodhimit global të ushqimit gjenerojnë emetime të gazrave serë në vlerë prej më shumë se 17 miliardë tonë metrikë në vit, sipas një studimi të ri të botuar në Nature Food.
Ushqimet me bazë shtazore përbëjnë 57% të atyre emetimeve, ndërsa ato me bazë bimore 29%.
Studiuesit shpresojnë që analizat e detajuara të punimit në çdo praktikë bujqësore, produkt shtazor, kulturë dhe vend të ndihmojnë në rregullimin e niveleve dhe të kontribuojnë në reduktimin e karbonit, sesa në emetimin e tij. Megjithëse studimet e mëparshme kanë vlerësuar emetimet nga bujqësia, autorët thonë se kjo punë është më e detajuar dhe gjithëpërfshirëse. Në një punim u përdoren të dhëna për 171 kultura dhe 16 produkte shtazore nga më shumë se 200 vende, së bashku me modelimin kompjuterik, për të llogaritur sasitë e dioksidit të karbonit, metanit dhe oksidit nitrik që kontribuojnë nga elementë individualë të sistemit ushqimor global, përfshirë konsumin dhe prodhimin.
Nëse duam të kontrollojmë ato emetime, “na duhej të llogaritnim një bazë të mirë” thotë bashkautori i studimit Atul Jain, një shkencëtar i klimës në Universitetin e Illinois në Urbana-Champaign. Sa i përket kontributeve nga rajone të veçanta, Azia Jugore dhe Juglindore përfshinte emetuesin e përgjithshëm të gazrave serë në lidhje me prodhimin e ushqimit dhe rajonin e vetëm ku emetimet me bazë bimore ishin më të larta se ato të kafshëve për shkak të kultivimit të orizit.
Ndër vendet, Kina, India dhe Indonezia kishin emetimet më të larta të prodhimit të ushqimit me bazë bimore. Kjo, përsëri, ishte e lidhur me bujqësinë e orizit, si dhe me popullsitë e mëdha që krijojnë një kërkesë të lartë për ushqim – gjë që nxit më shumë “shndërrim” të tokës në prodhim bujqësor. Duke pasur parasysh popullsinë shumë të madhe, këto zona regjistruan emetime relativisht të ulëta të prodhimit për kokë banori.
Emetimet më të larta për kokë banori (dhe emetimet e dyta më të larta rajonale në përgjithësi) u “gjetën” në Amerikën e Jugut për shkak të prodhimit relativisht të madh të mishit, veçanërisht viçit. Amerika e Veriut u rendit e dyta sa i përket niveleve të emetimeve më të larta të prodhimit për kokë banori, e ndjekur nga Evropa. Studimi gjithashtu ndau emetimet e shkaktuara nga aspekte të ndryshme të prodhimit dhe konsumit të ushqimit. Aktivitetet e fermave, të tilla si lërimi i tokës ose përdorimi i llojeve të tjera të pajisjeve – së bashku me “shndërrimin” e tokës nga pyjet ose peizazhet e tjera natyrore në kullota dhe tokë bujqësore – përbënin kolektivisht dy të tretat e emetimeve.
Jain dhe kolegët e tij duan t’i përdorin këto rezultate, së bashku me modelimin e kompjuterit, për të shqyrtuar sesi ndryshimi i menaxhimit të tokës bujqësore (reduktimi i përdorimit të plehrave ose përdorimi i metodave tjera, për shembull) mund të zvogëlojë emetimet. Ata gjithashtu duan të studiojnë se si të balancojnë kërkesat ushqimore të një popullsie globale në rritje, me nevojën për të ndaluar shpyllëzimin.
“Kjo është arsyeja pse ne kemi bërë kaq shumë përpjekje, për të qenë kaq gjithëpërfshirës në kontabilitet.” – thotë Jain. Bashkautori i tij Xiaoming Xu, gjithashtu në Universitetin e Illinois në Urbana-Champaign, është optimist në lidhje me këtë çështje.
“Unë mendoj se ka shumë opsione që mund të bëjmë.” – thotë ai.
Megjithatë, Peng vëren se përmbushja e objektivave aktuale dhe ambicioze të reduktimit të emetimeve ndërkombëtare do të thotë të kuptosh se cilat qasje jo vetëm që kanë kuptimin më ekonomik, por gjithashtu sigurojnë “goditjen” më të madhe në fitimin e rezultateve të pritura. “Ju dëshironi të bëni gjithçka,” – thotë ajo, “por nuk mund të bëni gjithçka në të njëjtën kohë.” (Express)
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT