Menu

Sekreti si prodhohet birra unike çeke, nga parajsa e përbërësve më të mirë

Budweiser Budvar ka prodhuar birrën vetëm duke përdorur përbërësit më të mirë vendase çeke.

Mësoni arsyen pse…

Disa pije përmbajnë esencën e një vendi. Duke vjelur përbrësit më të mirë nga plantacionet lokale, ato krijojnë shprehjen unike të atij regjioni. Mendoni për wiskyn skoceze, apo shampanjën franceze. Secila është destilim perfekt i një vendi që nuk ka mundur të bëhet diku tjetër. Dhe pikërisht, storia e njëjtë vlen edhe për Budweiser Budvar.

Që nga viti 1895, secila pikë e birrës është prodhuar në një dhe të vetmin vend: Në Budejovice, apo ‘Budweiss’. Njëjtë sikur shampanja, lvendi nuk është vetëm përgjegjës për emrin – Budweiss-er, birrën e Budweissit – por edhe për përbërësit që e bëjnë birrën kaq të veçantë. Birraria i merr përbërësit nga të njëjtat vende, nga të njëjtat fusha, nga të njëjtit fermerë dhe artizanë tash e 125 vite – që është arsyeja pse njihet si zonë e mbrojtur gjeografike me një çmim nga Bashkimi Evropian në vitin 2004.

Gjeografia unike dhe gjeologjia e Republikës së Çekisë është një parajsë për prodhimin e birrës, duke prodhuar katër përbërësit më të mirë dhe kryesorë për të fituar birrën më të mirë. Në një shishe Budweiser ju do t’i gjeni të gjitha aty: kulperin me kon të plotë, maltën moraviane, ujin krejtësisht natyral dhe majën e trashëguar të birrës – të gjitha bashkë me njëra-tjetrën krijojnë freskinë dhe shijen e plotë komplekse.

Dhe prapa secilës prej tyre, është një histori.

Kulperi

Teksa dielli ngritet nëpër plantacione duke i ngrohur korridoret e tyre, ajri bëhet tejet aromatik. Sa e ëmbël, aq e idhët, sa aromë limoni aq edhe e luleve – është ndjesia që secili adhurues i birrës e njeh. Kulperi. Kulperi me kon të plotë, që të jemi më preciz, me aromën e vet të lavdishme dhe të freskët.

Si përbërësi më i njohur i birrës në botë, kulperi Saaz nga Bohemia e Jugut është i renditur lart përbërësve të ngjashëm gjerman. Kulperi Saaz çek posedon baraspeshën e radhë mes shijes së idhët dhe aromës që ja dhuron në mënyrë perfekte beers çeke.

Edhe pse është prej përbërësve më të shtrenjtë, Budweiser refuzon të përdorë lloj tjetër të kulperit, andaj jo rastësisht ky përbërës quhet “ari i gjelbërt”.

Malta

Është thënë shpesh se birra çeke ka shpirt të vërtetë dhe ai shpirt ka emrin: malta. Para së gjithash, është malta që sjell ngjyrën dhe shijen e birrës. Që nga viti 1895, Budweiser Budvar e ka marrë maltën (elbin) nga një vend që gjithashtu ka shpirt të vërtetë: Regjioni Hana i Moravisë, në juglindje të Republikës Çeke. Këtu, shtatë lumenj puthen për të krijuar tokën pjellore. Njerëzit flasin dialektin e tyre, kanë veshjen e tyre dhe festivalet. Është e thënë se toka është aq pjellore sa që edhe nëse bie një pullë e fermerit, atëherë pulla do të mbillej dhe do të rritej.

Para se të mendoni për të gjetur ari apo diamantë, ekziston tashmë një thesar që po rritet. Elbi specifik që Budweiser Budvar përdor për të prodhuar birrën me shumë kujdes, është falë maltës më të mirë që mund të gjendet ndoku në botë. Është një proces i tërë nëpër të cilën kalon prodhimi dhe kur ky proces të kryhet atëherë birraria është gati që të bëjë magjinë, me shkëlqimin e artë të sjellë shpirt në secilën shishe të Budweiser Budvar.

Uji

Uji për kohë të gjatë i ka dhënë formë njerëzimit. Qoftë për t’u pirë, për prodhim, për udhëtim apo tregti, pak vende mund të përparojnë pa jë. Dhe, është po ashtu e vërtetë edhe për Budejovicen, shtëpinë e birrarisë Budweiser Budvar. Aty pari, lumi kombëtar i çekisë, Vltava, ka ndikimin i cili nuk mungon. Por, teksa është e vërtetë se ky regjion nuk do të ekzistonte sot pa fuqinë e “lumit amë”, ekzisto nnjë tjetër lloj i ujit që gjendet aty dhe është shumë më i veçantë. Një ujë antik i cili buron nga thellësia e tokës.

Fama e Budejovices vjen nga birraria Budweiser dhe në zemër të saj është uji natyral. I pastër, i freskët. Qyteti është shpërblyer me dekretin mbretëror për birarrinë nga Mbretëria e Bohemisë në vitin 1265, për shkak të cilësisë së madhe të birrës. Gjeografikisht, qyteti ka pasur fat. Është i pozicionuar 300 metra mbi rezervat nëntokësore të ujit kristal të pastër që është aq i freskët, sa që edhe foshnjet mund ta konsumojnë – direkt nga nëntoka. Ky ftohës nga koha e gurit është kapsulë e kohës nga bora e shkrirë, i paprekur për 10 mijë vjet, i cili ka bazën në një epokë para industrisë, ndotjes dhe bujqësisë.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed