Menu

A duhet të shqetësohemi për paketimin e ushqimit?

Jo të gjitha paketimet janë të përshtatshme për ushqim. Kimikatet mund të transferohen nga paketimi në ushqim, përmes kontaktit. Në Evropë, të gjitha materialet që vijnë në kontakt me ushqimin duhet të plotësojnë standarde strikte. Paketimi mbron ushqimin nga mikroorganizmat, e bën më të lehtë ruajtjen dhe zgjat jetëgjatësinë e tij. Ai gjithashtu përmirëson higjienën dhe e bën më të përshtatshëm për njerëzit që blejnë, shesin dhe trajtojnë ushqimin.

Është jetike që të gjitha paketimet, materialet dhe artikujt (p.sh. kontejnerët, pajisjet e kuzhinës, enët) që synohen të kenë kontakt me ushqimin, duhet të kontrollohen pasi gjurmët e vogla të kimikateve mund të transmetohen nga materialet në ushqim. Kjo pavarësisht nëse janë bërë nga plastika, goma, letra, metali apo ndonjë gjë tjetër.

Për të siguruar që çdo transferim i mundshëm te ushqimet nuk ngre shqetësime për sigurinë, paketimi dhe materialet duhet të jenë në përputhje me rregulloret e BE-së, duke përfshirë praktikat e mira të prodhimit. Plotësimi i këtyre standardeve siguron gjithashtu që përbërja e ushqimit të mos ndryshohet dhe që shija ose aroma e ushqimit të mos ndikohet negativisht. (EFSA)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed