Menu

Balkan Zoo Farm, stabiliment sipas standardeve dhe me dy impiante të përpunimit të mbetjeve dhe të ujërave të turbullta

Produktet me origjinë shtazore mbartin risk shumë herë më të lartë për konsumatorin, sesa prodhimet tjera. Por çfarë do të thotë zinxhir i kontrolluar “nga ferma në tavolinë”? Së pari, zinxhiri i sigurisë ushqimore ndikohet nga mënyra si njerëzit i trajtojnë kafshët, në veçanti kafshët që prodhojnë ushqim. Faktorët e stresit dhe mirëqenia e ulët mund të ndikojnë në një rritje të sëmundshmërisë së kafshëve. Dhe është pikërisht kjo arsyeja që Bashkimi Europian ka ngritur standarde nga më të lartat në botë për mirëqenien e kafshëve. Po Shqipëria, sa larg apo afër këtyre standardeve është? Në disa aspekte, është njësoj si BE.

Në vitin 2009 në Vaqarr të Tiranës, u ngrit Balkan Zoo Farm, një stabiliment i importit dhe therjes së derrave, i cili sot është më i madhi në Ballkan, përsa i përket numrit të krerëve që importon, ther, rrjetet të dyqaneve të tij, si dhe furnizimit të restoranteve, fast food-eve e njësive të tjera tregtare me mish derri.

Po përse themi që është në të njëjtat nivele me ato të Bashkimit Europian, përsa i përket sigurisë ushqimore, sipas parimit “Nga ferma në tavolinë”?

Së pari, derrat që vijnë në Balkan Zoo Farm, importohen në Shqipëri nga Greqia, një vend ky anëtar i Bashkimi Europian, ku eksportuesit drejt këtij stabilimenti, janë të njohur e të certifikuar nga organizat e Brukselit.

Kafshët në stabilimentet në Greqi, rriten me ushqime të kontrolluara, janë gjatë gjithë procesit të rritjes nën kujdesin e mjekëve veteriner, e gjitha profilaksia e tyre mjekësore, medikamentet veterinare janë të Bashkimit Europian, ndërsa kushtet higjeno-stanitare dhe praktikat e mira të punës në këto stabilimente, nuk vihen në dyshim përsa u përket standardeve.

Çdo derr në importohet nga këto stabilimente, nga Balkan Zoo Farm, është i shoqëruar me matrikullin e tij, certifikatën veterinare greke dhe çdo dokument tjetër shoqërues, që vërteton lehtësisht të gjithë gjurmueshmërinë e kafshës, nga lindja e deri në mbërritjen në Shqipëri, ushqimin që ka ngrenë, mjekimet, nëse ka marrë etj.

Kafshët e importuara i nënshtrohen një sërë kontrollesh, derisa mbërrijnë në Balkan Zoo Farm. Kontrolli i parë i kafshëve bëhet në PIkat e Inspektimit Kufitar, pra në në kufi, nga mjekët veteriner të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të cilët lejojnë futjen e tyre të territorin shqiptar, nëse gjithçka është konform standardeve dhe ligjeve.

Pasi derrat e importuar nga Greqia, vijnë në Balkan Zoo Farm, në Vaqarr, aty nisën dhe faza tjetër e kontrollit, si dhe procedura para therjes.

Balkan Zoo Farm është një thertore 3 mijë metra katrorë dhe 10 mijë metra truall, e ngritur me të gjitha standardet e Bashkimit Europian, për të garantuar të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore. I gjithe zinxhiri i punëve është nën kontrollin e rreptë të specialistëve dhe ekspertëve të ushqimit, për t’u finalizuar me produktin mish.

Balkan Zoo Farm, si një prej stabilimenteve dhe theroreve më të mëdha në vend, ka dhe flotën e tij të makinave frigoriferike, standard ky për sigurinë ushqimore, me të cilat furnizohen dyqanet e vetë kompanisë ne Tiranë, si dhe të gjithë klientët, si restorante, fast-food, dyqane mishi etj.

Çdo proces pune në Balkan Zoo Farm është i monitoruar. Dhe, ashtu siç kontrollohen kafshët e gjalla, me rigorozitet verifikohen dhe certifikohen dhe produktet tjera. Pëfaqësuesi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është ai që vulos mishin dhe e shoqëron atë më certifikatën përkatëse, e cila garanton sigurinë e tij për konsumatorin.

Krahas mishit, Balkan Zoo farm prodhon edhe sallame, me mish të freskët të sapo therur dhe pa kimikate të shtuara. Të gjithë punonjësit e Balkan Zoo Farm i nënshtrohen trajnimeve të nevojshme, madje së fundmi është ngritur edhe klasë për kasap.

Mishi i freskët dhe sallamet shumë të pëlqyra dhe të kërkuara nga konsumatorët gjenden në të gjitha rrjetet e dyqaneve të Balkan Zoo Farm, jo vetëm në Tiranë por edhe në dyqanet e tjera që furnizohen nga e gjithë Shqipëria. Shitësja e dyqanit tregon se si cilësia e lartë dhe cmimi konkurrues në treg, bën që dyqani i saj të furnizohet 3 herë në ditë, duke iu siguruar konsumatorëve mish dhe sallame të freskët dhe të mbajtur në në kushte jo të ngrira.

Krahas standarteve të BE-së që përmbush ky stabiliment për plotësimin e të gjitha kërkesave për garantimin e sigurisë ushqimore, është edhe i pari investim në Shqipëri, që ka ndërtuar impiantin e përpunimit të mbetjeve me origjinë shtazore.

Ky impiant përpunon edhe mbetje me origjinë shtazore të subjekteve tjera, të cilët kanë kontrata me Balkan Zoo Farm.

 

Në këtë stabiliment është investuar edhe në ndërtimin e impiantit të përpunimit të ujërave të turbullta. I gjithë procesi është i ndërtuar që të mos ketë ndotje as në mjedis, as në ajër dhe aq më pak në tokë apo në lumin që kalon pranë.

Ky është i gjithë zinxhiri ushqimor “nga Ferma në Tavolinë” i Balkan Zoo Farm, që garanton produkte të sigura për konsumatorët, mish dhe nënprodukte të tij, me dhjetëra dyqane në Tiranë e në zona të tjera, me qindra restorante e fast-food që i furnizon dhe pa asnjë ndotje në mjedis.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed