Cilat janë aditivët e ushqimit?
Aditivët janë substanca që përdoren për një sërë arsyesh, si konservimi, ngjyrosja, ëmbëlsimi etj. Gjatë përgatitjes së ushqimit legjislacioni i Bashkimit Evropian i përcakton ato si “çdo substancë që normalisht nuk konsumohet si ushqim në vetvete dhe nuk përdoret si një përbërës karakteristik i ushqimit, pavarësisht nëse ka apo jo vlerë ushqyese”.
Shtuar në ushqim për qëllime teknologjike në prodhimin, përpunimin, përgatitjen, trajtimin, paketimin, transportin ose ruajtjen e tij, aditivët ushqimorë bëhen pjesë përbërëse e ushqimit.
Aditivët mund të përdoren për qëllime të ndryshme. Legjislacioni i BE-së përcakton 26 qëllime teknologjike. Aditivët përdoren, ndër të tjera, si:
Ngjyrues- ato përdoren për të shtuar ose rivendosur ngjyrën në një ushqim
Konservues – këto shtohen për të zgjatur jetëgjatësinë e ushqimeve duke i mbrojtur nga mikroorganizmat
Antioksidantë – substanca që zgjasin afatin e ruajtjes së ushqimeve duke i mbrojtur nga oksidimi (p.sh. prishja e yndyrës dhe ndryshimet e ngjyrës)
Agjentët për trajtimin e miellit – i shtohen miellit ose brumit për të përmirësuar cilësinë e pjekjes.
A janë të sigurt aditivët ushqimorë?
Siguria e të gjithë aditivëve ushqimorë që janë aktualisht të autorizuar është vlerësuar nga Komiteti Shkencor i Ushqimit (SCF) ose Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA). Vetëm aditivët për të cilët përdorimet e propozuara konsideroheshin të sigurta janë në listën e BE-së. (Food Safety)
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT