Çfarë janë alergjitë ushqimore? Po flasim për një reaksion imunologjik ndaj proteinave që përmbajnë ushqimet. “Një fenomen shpesh i mbivlerësuar”, vëren Riccardo Asero, president i AAIITO (Shoqata e imunologëve italianë të alergjive territoriale dhe spitalore) i cili mori në shqyrtim çështjen, bazuar në studimet e fundit, të cilat kanë të bëjnë në veçanti me alergjitë primare, pra ato në të cilat ai lind nga vetë ushqimi, ndërsa flasim për alergjitë dytësore ushqimore, shumë të shpeshta tek të rriturit, kur reagimi ndaj një ushqimi është pasojë e një alergjie respiratore, zakonisht ndaj pjalmit. Ata persona që janë alergjikë ndaj pjalmit shpesh zhvillojnë alergji ndaj mollës ose frutave të tjera.
Në fakt, shpesh harrojmë se nuk jemi alergjikë ndaj një ushqimi, por ndaj njërës prej proteinave që përmban, një molekulë nga e cila varet edhe ashpërsia e reagimit: “Ka proteina më rezistente dhe të tjera që degradojnë në nxehtësi ose tretje”-shpjegon Asero. Dy njerëz alergjikë ndaj të njëjtit ushqim mund të kenë reaksione serioze ose shumë të lehta, sipas alergjisë së përfshirë. Në çdo rast, alergjitë ushqimore janë më pak të shpeshta se ç’mendoni, veçanërisht midis të rriturve ku ato nuk e kalojnë 5% të popullsisë, ndërsa midis fëmijëve arrin 6-10%: “Alergjitë ndaj vezëve dhe qumështit janë shumë të zakonshme tek fëmijët, të cilat në shumicën e rasteve, zhduken me rritje, le të themi brenda 10 vjetësh”.
Ndër të rriturit, alergjitë më të shpeshta janë ato ndaj perimeve (si mollët, dardhët, qershitë, pjeshkat, kajsitë, kumbullat, por edhe soja, kikirikët, gruri, arrat, susami) të cilat përfaqësojnë 72% të totalit. Në përgjithësi, pacientët alergjikë ndaj kikirikëve, janë të ekspozuar ndaj alergjive të pranishme në shumë ushqime me origjinë bimore. Në mesin e ushqimeve me origjinë shtazore, në vend të parë janë karkalecat, të cilat përfaqësojnë shkakun e dytë të alergjisë ushqimore me 13%. (FoodSaety)
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT