Menu

Chlorpyrifos në pjeshkë dhe akrilamide në patatina nga Serbia, Kroacia kthen mbrapa produktet me përmbajtje të rrezikshme

Siç njofton Sistemi RASFF i Komisionit Evropian për produktet ushqimore, pas analizave të kryera nga autoritetet kroate të sigurisë ushqimore, ka rezultuara se në ngarkesat me pjeshkë nga Serbia, është konstatuar prezenca e substancës Chlorpyrifos në sasinë 0.081 gram për kilogram, ndërsa norrma e lejuar është 0.01.

Chlorpyrifos (CPS), i njohur gjithashtu si Chlorpyrifos ethyl, është një pesticid organofosfat që është përdorur në të lashtat, kafshët dhe ndërtesat dhe në mjedise të tjera, për të vrarë disa dëmtues, duke përfshirë insektet dhe krimbat. Ai vepron në sistemet nervore të insekteve duke frenuar enzimën acetilkolinesterazë. Chlorpyrifos është një agjent nervor që shkakton një ndërprerje të kapacitetit të komunikimit midis nervave. Ekspozimi mund të ndodhë me ajër (duke e thithur atë), me gojë (duke gëlltitur ushqim të kontaminuar, për shembull) dhe me thithje transkutane (përmes kontaktit me lëkurën). Sipas studimeve të kryera deri më sot, kjo substancë është shumë toksike për zogjtë dhe insektet, përfshirë bletët, mjaft toksike për peshqit dhe mesatarisht toksike për njerëzit.

Ndrkohë, por sistemi RASFF ka njoftuar se më 3 gusht 2023, po nga kontrollet kufitare në Kroaci, ka rezultuar se, patatina (chips) me shije speci, të prodhuara në Serbi, kanë rezultar me përmbajtje të lartë të Akrilamidit. Sipas analizave nga laboratorët kroatë, përmbajtja ka rezultuar 1196 +/- 191 µg/kg – ppb nga 350 µg/kg – ppb që është norma e lejuar, e përcaktuar nga Rregullorja e Komisionit (BE) nr. 2017/2158. Autoritetet doganore të Kroacisë kanë vendosur që produkti të kthehet në vendin e origjinës.

Akrilamide (acrylamide) është një substancë kimike, e cila formohet nga ndërveprimi i aminoacideve me karbohidratet (sheqernat). Ky proces ndodh, kur ushqimet me nivel të lartë amidoni si p.sh patatet, buka, apo perime të tjera , gatuhen në temperaturë. mbi 120 gradë C (skuqje, pjekje).

Akrilamide është një nënprodukt i procesit të gatimit i cili gjendet në mënyrë  natyrale  tek ushqimet. Testet laboratorike tregojnë se akrilamidet shkaktojnë tumor tek kafshët. Edhe pse studimet tek njerëzit për impaktin që ka akrilamidi në shëndet nuk kanë dhënë  përfundime  të qarta, shkencëtaret bien dakord, se kjo substancë në ushqime ka potencialin të shkaktojë  tumor tek njerëzit.

Qendra ALERT

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed