Menu

Cilat janë enët të pasigurta për gatim?

Kur blejmë enë gatimi duhet të merrni parasysh sigurinë, qëndrueshmërinë, funksionalitetin dhe sigurisht koston.

Cilat enë gatimi nuk janë të sigurta?

Tefloni

Çdo enë e veshur me teflon (zakonisht janë tiganët që nuk ngjisin) ose me kimikate të ngjashme, duhen shmangur.

Tefloni përbëhet nga një lloj specifik i perfluorokarbonit (PFC) që e bën sipërfaqen e enëve të gatimit rezistente ndaj ngjitjes.

Sipas ekspertëve, ekspozimi ndaj PFC rrit rrezikun e kancerit, të obezitetit, të problemeve me tiroiden e shumë shqetësime të tjera.

PFC-të mund të qëndrojnë për vite në trupin tuaj dhe pasojat afatgjata të ekspozimit të vazhdueshëm, ende nuk dihen me siguri.

Gjithashtu  Acidi Perfluoroktanoik (PFOA) dhe Pertetrafluoroetileni (PTFE) janë lloje të tjera të PFC-ve që gjenden në enët e gatimit që nuk ngjisin, duhet të shmangen.

Alumini

Është zbuluar se alumini dëmton jo vetëm trurin, por ekspozimi ndaj tij është shoqëruar me zhvillimin e çrregullimeve të të mësuarit, sëmundjen e Alzheimerit dhe nxitjen e sëmundjeve autoimune.

Bakri

Edhe enët prej bakri mund të jenë të dëmshme për shëndetin tuaj, ju mund të zgjidhni enë gatimi që kanë një pjesë të jashtme prej bakri.

Tenxheret dhe tiganët me fund bakri do të nxehen më shpejt dhe në mënyrë më të barabartë se çeliku inoksit. Vetëm sigurohuni që sipërfaqja e gatimit të jetë çelik inoksi.

Enët e gatimit që duhen përdorur me kujdes

Tavat ose tiganët e gjelbër që nuk ngjisin

Këto enë janë të veshura kryesisht me kimikatin Thermalon, i cili është kryesisht dioksid silikoni.

Në teori, ky material është i sigurt për të gatuar (dhe një zgjedhje e shkëlqyer për enët e kuzhinës), por ende nuk është e qartë se cilët janë përbërësit e tjerë të tyre.

Nëse ju duhet  të zgjidhni një tigan që nuk ngjit, kjo është sigurisht një alternativë më e sigurt.

Qeramika
Siguria e enëve të gatimit prej qeramike varet nga përbërja. Balta e përdorur në qeramikë shpesh përmban plumb, të cilin ne e dimë se është një metal i rëndë i rrezikshëm.

Nëse enët prej qeramike nuk përmbajnë plumb atëhere konsiderohen si më të sigurta

Giza

Në përgjithësi, enët e gatimit prej gize janë të sigurta dhe efektive në kuzhinë. Megjithatë giza është e rëndë dhe kërkon më shumë kohë për t’u ngrohur.

Çelik inoksi

Kjo është një tjetër mundësi e shkëlqyer gatimi. Së bashku me të qenit jo toksike, enët e gatimit prej çeliku inoksi janë të qëndrueshme, nxehen shpejt dhe e përgatisin ushqimin shumë mirë.

Enët prej xhami

Megjithëse janë kryesisht të projektuara për për pjekje, enët e xhamit janë një opsion plotësisht të sigurta për gatim.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed