Menu

Emil Sharko nga ISUV: Kimikatet jo të dëmshme nëse janë brenda normave, raste abuzimesh në ushqime dhe pijet shqiptare

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Shefi i Sektorit të Vlerësimit të Cilësisë Ushqimore në ISUV Emil Sharko ka folur për kimikatet në ushqime, normat që duhen përdorur dhe për sigurinë ushqimore të konsumatorit. Sharko tha se kimikatet e njohura ndryshe si aditivë ushqimor gjenden në të gjitha produktet që konsumojmë dhe nëse janë brenda normave nuk janë të dëmshme, ndërsa Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) në bazë të studimeve, heq ose shton në listë çdo 3 muaj aditivë.

“Kimikatet i njohim si aditivë ushqimor dhe brenda disa normave janë të lejuar. Konsumatori mund të informohet përmes etiketës për aditivët ushqimorë, të cilët shënohen me disa numra dhe sa më shumë numra të shohim, aq më jashtë natyralitetit është produkti. Nuk duhet të kalojmë dozën ditore për peshë trupore. Konsumatori duhet të shohë etiketat, të ketë sa më pak E, të shohë rekomandimin, cilesinë. Tek vera që blejmë duhen parë sulfitet, kemi hasur probleme të sulfiteve mbi 300, ku norma e tyre është 220, pasi prodhuesi për të qenë i sigurt hedh me tepri konservantin. Kemi dhe sterilizues në gjendje të ftohtë E222, mjafto ta hedhësh në lëngje dhe pasterizohet. E kemi gjetur në pije shqiptare të sapo futura në treg, ndërsa Australia nuk e lejon. Është detyrim që çdo aditiv të tregohet në etikë pasi del na laborator. Aditivët sidomos në mish janë të domosdoshëm, pasi nuk mund të bësh një proshutë pa aditivë, nitrate. Nëse sheh një qofte, përbërësi i parë që duhet parë është mishi dhe jo buka, pra produkti kryesor që përbën 70% të tij. Aditivët janë klasë e veçantë që kanë brenda konservantët, aromatizuesit dhe deri tek oksidantët. Konservantët janë klasë e rëndësishme por edhe e dëmshme, pasi përdoret shumë dhe pa kriter, ndalon fermentimet për çdo gjë. Siguria ushqimore është disiplinë shkencore, e cila kërkon angazhim të lartë për t’u ndjekur”-tha Sharko.

Emil Sharko deklaron se ligji i ri i Etiketimit ka shtuar vlerat ushqyese dhe ka detyruar prodhuesit që të deklarojnë aditivët ushqimorë në etiketa.

“Pas denoncimit në emisionin Alert, shumë fabrika të salcave kanë deklaruar praninë e niseshtesë, gjë që është e mirë për konsumatorin. Ligji kërkon që etiketa të deklarohet e saktë dhe të zbatohet. ISUV është laborator reference, kryesisht tek konservantët, që kanë një efekt hiperaktiv tek fëmijët dhe antimikrobal psh. nëse konsumo shumë produkte qumështi, aditivët duhet të jenë sipas normave”-theksoi Sharko.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed