I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Erson Dhimespira drejtor i Veterinarisë në AKVMB foli për Planin Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve, hartimi i tij dhe shtrirja në të gjithë vendin, si dhe synimi për të zbuluar dhe parandaluar mbetjet në ushqime.
“Plani Kombëtar i Monitorimit të Mbetjeve në total është plan me 2 mijë kampionë për vitin 2022 dhe ka një gjurmim mbi këto kampionë në rreth 3 mijë analiza specifike për secalin kampionë dhe në mënyrë të kombinuar. Në disa përqindje mund të jenë marrë si të veçanta, por ne bëjmë gjurmimin në substancë. Kemi një përqindje më të vogël të këtyre mbetjeve, gjurmojmë në specie të të imtave, si dele dhe dhi. Janë ato substance që kanë rezultuar në urinë, por janë edhe disa të tjera që kanë rezultuar në muskuj apo organ. Ky është synimi i gjurmimit të këtij produkti, por në substancë të ndryshme. Në pjesën e gjurmimit janë rreth 2 mijë kampionë, që shtrihen në 12 muaj dhe në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Ka mbulim të gjerë sa i përket të gjitha specieve, duke nisur nga shëndeti i kafshës, kontrollit të saj, që përkthehet në siguri ushqimore për njerëzit dhe e njëjta gjë ndodh në gjurmimin e të gjitha substancave. Plani është hartuar duke marrë parasysh disa kritere, duke marrë substancat apo medikamentet më të shitura në vend dhe të tregtuara nga farmacitë dhe substancat e rezultuara 1 vit më parë. Duke bërë pjesën e detajimit të të gjitha substancave bëhet hartimi i planit për të gjurmuar në të gjitha produktet dhe subjektet e destinuara në treg. Në një kampion të marrë synojmë të zbulojmë dhe të parandalojmë mbetjet në ushqime”-tha Erson Dhimespira.
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT