Menu

Etiketat, Paluka: Leximi i tyre është kulturë. Radovani: Kemi rritje të ndërgjegjësimit

Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore, prej disa vitesh zhvillon për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Eurobarometrin, i cili hedh dritë mbi perceptimet në lidhje me sigurinë ushqimore. Por, për herë të parë, EFSA ka urdhëruar dhe zhvillimin e këtij instrumenti dhe në vendet që aderojnë anëtarësimin në BE, siç janë Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia. Eurobarometri ka për qëllim të krijojë njohuri të vlefshme për qëndrimet e konsumatorit, me rezultate të reja në dispozicion nga pesë prej shtatë vendeve të para-anëtarësimit, duke shtuar ato të mbledhura nga Shtetet Anëtare të BE-së vitin e kaluar.

Përsa i përket etiketave, në studion e emisionit “Alert” ekspertja e sigurisë Valbona Paluka tha se leximi i tyre është kulturë, ndërsa për intolerancën ushqimore, ajo nënvizoi se Shqipëria nuk mund ta ketë interesin ndaj kujdesit shëndetësor më të lartë se vendet e BE.

“Leximi i etiketave është kulturë dhe produktet e importit duhet të jenë të përkthyera në etiketë. Konsumatori është shumë më i fokusuar të produkti vendas. Prejardhja dhe kostoja nuk më bën sens në krahasim me përbërjen e produktit. Përsa i përket intolerancës ushqimore, në Gjermani kujdesi shëndetësor është shumë i lartë dhe nuk e mendoj se Shqipëria e ka më të lartë kujdesin se BE. Vendet e BE e kanë problem kur informacionet janë komplekse, në Shqipëri marrim një informacion të pakuptueshëm për masën e gjerë”-deklaroi Paluka.

Në lidhje me hartimin e pyetësorëve, Paluka u shpreh se në hartimin e tyre duhet një koeficient, sepse në pyetje mund të ketë keqkuptime.

Nga ana tjetër, Pamela Radovani nga AKU tha se nuk mund të ketë në përgjigje keqkuptim, nga një organizatë si EFSA, e cila mbledh informacione sa më të qarta për riskun, ndërsa për etiketat ajo u shpreh se ka një numër në rritje të konsumatorëve të ndërgjegjsuar.

“Nuk mendoj se në fokusin e përgjigjeve të anketës ka keqkuptim, pasi besoj se një organizatë si EFSA mund të bëjë një gjë të tillë, duke qënë se është organizatë  që mbledh informacione për të adresuar sa më qartë riskun. Kemi shumë konsumatorë të ndërgjegjsuar për etiketën dhe pjesë e inspetimit në terren është edhe shqyrtimi i etiketës”-tha Radovani.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed