Menu

Eurobarometri i EFSA , Pamela Radovani nga AKU: E përkthejmë në plan pune për sigurinë ushqimore dhe ndërgjegjësimin

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Pamela Radovani nga AKU ka folur rreth Eurobarometrit të EFSA, ku për herë të parë është përfshirë edhe Shqipëria, si dhe rritjen e bashkëpunimt të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) me EFSA-n.

“EFSA është lideri i vlerësimit të riskut në BE, qendër që mbledh dhe shëben si evidencë për sigurinë ushqimore, e themeluar që në vitin 2002. Në fokus të saj është vlerësimi i riskut dhe komunikimit, hallkë në zinxhirin e sigurisë ushqimore. Risia është që për herë të parë bëhet edhe në Shqipëri, duke matur perceptimin dimë ta përkthejmë më vonë në plan pune për sigurinë dhe ndërgjegjësimin”-tha Radovani.

Në lidhje me ndërgjegjësimin, Radovani u shpreh së ka një interes në rritje të konsumatorit mbi problematikat e produkteve ushqimore.

“Nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) po bëhet shumë punë për informimin e konsumatorit, ndërgjegjësimin e tij dhe ka rritje të interesit mbi produktet ushqimore. AKU bën pasqyrim jo vetëm pjesën inspektuese, por edhe faqen tjetër të  bashkëpunimit me organizata serioze për mbrojtjen e konsumatorit. Çdo hap ndërmerret i mbështetur mbi baza shkencore. Ka rritje të rasteve të konsumatorëve të ndërgjegjshëm, në raste kur në faqen e AKU bëhen denoncime, shkon trupa inspektuese dhe bën verifikimin. Kemi 10-12 kërkesa në ditë, shqetësime nga konsumatorët”-deklaroi Radovani.

Përsa i përket sigurisë së produkteve në vendin tonë, përfaqësuesja e AKU tha se kontrollet e produkteve bëhen përmes marrjes së mostrave dhe dërgimit në laboratore.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed