Nga Rudina MUÇA*
Qumështi është një nga produktet blegtoralë më të rëndësishëm të tryezës sonë. Numri i lartë i fabrikave të përpunimit të qumështit dhe i baxhove të vogla tregon rëndësinë e këtij produkti për konsumatorin shqiptar. Qumështi i pasterizuar, por edhe ai i freskëti që blihet tek fermeri, shumë herë është përfshirë në skandale mediatike. Një gotë qumësht i pasterizuar ka rezultuar me ngarkese të lartë bakteriale. Por, sa i sigurt është qumështi i pasterizuar që tregtohet në maketet e vendit tonë?
Qendra ALERT, një Organizatë Jofitimprurëse, po zbaton projektim “Ushqimi, risku masiv për konsumatorët, mungesa e kontrolleve dhe e informimit nga institucionet”, si një ndihmesë për të rritur cilësinë dhe sigurinë e ushqimeve të tryezës, nisur edhe nga shqetësimet e konsumatorëve, por edhe nga interesi i shtuar mbi sigurinë ushqimore. Marrë shkas nga situata e përshkruar vendosem të investigojmë cilësinë e qumështit të pasterizuar që shitet në markete. Në bashkëpunim me laboratorin e akredituar “Noval” gazetarët investigativë të kontraktuar nga Qendra ALERT, qumështin e pasterizuar dhe gati për konsum e blemë në marketet e Tiranës, i cili tregtohej në kushte frigoriferike, i ambalazhuar në shishe plastike 1.5 litra. Për të qenë brenda parametrave transporti i 5 kampioneve të qumështit pranë laboratorit u bë me frigorifer ftohës brenda kushteve optimale, duke zbatuar procedurën e marrjes së mostrave, në bashkëpunim dhe me Laboratorin “Noval” dhe stafin e saj. Qendra ALERT kërkoi që këto mostra të analizoheshin për ngarkesën mikrobiale dhe ngarkesën e qelizave somatike, nga pesë kampionët e marrëm një ka rezultuar me ngarkesë mikrobiale mbi normal, ndërsa një tjetër me ngarkesë të papërfillshme për rrezik.
Interpretimi i analizave
Kapllan Sulaj është Pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës, njëkohësisht Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë Ushqimore dhe ekspert i kësaj fushe. Ai interpretuar rezultatet e analizave të laboratorit, për 5 kampionët e qumështit të pasterizuar, të cilat i gjeni më poshtë:
Kampioni Nr. 1. (Qumësht i pasterizuar Zepa Natyral)
“Aerobët mezofilë: Ky kampion është analizuar për numrin e përgjithshëm të mikroorganizmave areobë në Laboratorin Noval. Rezultati i paraqitur në raportin e analizës tregon ngarkesën e mikroorganizmave në vlerën 2 CFU/mL. Mostra nuk parqet probleme të ngrkesës së mikroorganizmave për faktin se, vlera e fituar nga analizimi i saj është e ulët dhe një numër i tillë kolonish mund të jenë edhe si pasojë e kontaminimit gjatë manipulimit në laborator ose për shkaqe të tjera. Sipas Rregullores 2073/2005 të B. E , Urdhërit Nr. 234 të Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave datë 20. 05, 2014 dhe Udhezimit Nr.5, datë 25.3.2011, ky tregues është brenda limitit të përcaktuar.
Qelizat somatike: Kjo mostër është analizuar edhe për numrin e qelizave somatike, i cili sipas raportit të analizës rezulton <1 qeliza/mL. Edhe kjo vlerë e raportuar nuk tregon për ndonjë ndotje mikrobike të mundshme. (Udhezim Nr.5, datë 25.3.2011 i Ministrise se Bujqesise) Rezultatet e fituara të orojentojne drejt një produkti që i është nëneshtruar një procesi termik”.
Kampioni Nr.2. (Qumësht i pasterizuar Gjirofarm)
Ndryshe nga kampioni numër një, në kampionin e radhës kemi tregues se qumështi i pasterizar ka ndotje të mikrobeve. Ky qumësht është i pakonsumushëm për njërëzit
“Aerobët mezofilë: Vlerat e raporturar nga analizimi i këtij kampioni për treguesin analitik aerobë mezofilë eshte 1032 ose me përafërsi 103CFU/mL. Vlera e raportuar tregon se ka ndotje të produktit referuar limiteve mikrobiologjike për këtë produkt. Rregullorja 20173/2005 e BE dhe Urdhëri Nr. 234 i Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave datë 20.05. 2014, percakton si tregues të ndotjes mikrobike E.coli. Analiza do ishte me mirë të orjentohej drejt këtij treguesi, i cili tregon më mirë shkallën e ndotjes mikrobike të qumështit.
Qelizat somatike: Sipas rezultatit të raportuar në certifikatën e analizës tregohet që nuk ka prani të qelizave somatike. Këtë e tregon edhe mënyra e raportimit të rezultatit, ku tregohet se numri i qelizave somatike është: <1 qel/mL”.
Kampioni Nr.8. (Qumësht i pasterizuar Lufra)
Aerobët mezofilë: Mostra e analizuar për këtë tregues (mikroorganizmave që rriten në 30oC) rezulton me vlere <12 CFU/mL. Vlera e gjetur nuk është sinjifikative për të treguar që ka rrezik. Por vlerësimi i treguesit analitik E. coli do të ishtë më i drejtë për të përcaktuar rrezikun e mundshëm. (Urdhëri Nr.234 te Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave datë 20. 05, 2014, Udhezimit Nr.5, datë 25.3.2011).
Qelizat somatike: Edhe për këte rast rezultati është shprehur me vlerën <1 qel/mL. Paraqitja në këtë mënyrë e rezultatit tregon se mungojnë qelizat somatike.
Kampioni Nr.9. (Qumësht lope i pasterizuar Erzeni)
Aerobët mezofilë: Vlera e rapotuar për këtë mostër është 74 CFU/mL duke terguar që ka një ndotje të pakonsiderueshme referuar numrit të mikoorganizmave të aerobëve mezofilë që përcaktohet në normat mikrobiologjike për këtë lloj produkti. (Urdhërit Nr. 234. i Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave datë 20.05.2014, Udhëzimit Nr.5, datë 25.3.2011). Do të ishte më mirë që të analizohej për indikatorin e ndotjes mikrobiologjik E. coli.
Qelizat somatike: Edhe për këte rast rezultati është shprehur me vlerën <1 qel/mL. Paraqitja në këtë mënyrë e rezultatit tregon se, mungojnë qelizat somatike. Urdhëri Nr.234 i Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave datë 20. 05.2014 (Udhezimit Nr.5, datë 25.3.2011 i Ministrisë së Bujqësisë).
Kampioni Nr.10. (Qumësht i freskët i pasterizuar Mireli)
Aerobët mezofilë: Vlera e rapotuar për këtë mostër është<1 CFU/mL duke terguar që nuk mikroorganizma aerobë. Kjo është mënyra e shprehjes së rezultatit. Rezultati i paraqitur është brenda limiteve të përcaktuara në Rregullore 2073/2005 të B.E dhe Urdhërit të Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave datë 20.05.2014.
Qelizat somatike: Rezultati për këtë kampion është shprehur me vlerën <1 qel/mL. Kjo tregon se mungojnë qelizat somatike (Udhezimit Nr.5, datë 25.3.2011 i Ministrisë së Bujqësisë.

Fabrikat e bulmetit janë përgjegjëse për hedhjen e qumështit jo cilësor në treg. Eliminimi i mikrobeve duhet të bëhet në procesin e pasterizimit.
“Ka shumë faktor, së pari qumështi duhet t’i nënshtrohet procesit të pasterizimit me rigorozitet të madh pasi aty “vritet” ngarkesa mikrobike dhe qumështi përfton jetëgjatësi. Ky proces është jetik për cilësinë dhe prezencën e ngarkesave që gjenden në qumësht. Pas këtij procesi, produkti përfundimtar ka më shumë jetëgjatësi dhe është më i shëndetshëm. Në fakt, ndodh që një pjesë e punishteve neglizhojnë për arsye kostoje apo padije. Procesi i pasterizimit vë në rrezik jetën e konsumatorit”, tha Resuli.
Çfarë janë qelizat somatike?
Sipas ekspertit të blegtorisë njëkohësisht mban dhe detyrën e veterinerit Ervin Resuli, prania e qelizave somatike e bën qumështin të pakonsumueshëm.

“Kur diskutohet problemi për qelizat somatike në qumësht, nuk duhet harruar se, qelizat somatike janë pjesë e funksionit normal të organizmit të lopëve dhe një tregues i gjendjes shëndetësore të kafshës e në veçanti të gjirit. Rreth 98% e këtyre qelizave janë leukocytes – qelizat e bardha të gjakut, roli i të cilave është për të absorbuar dhe të shkatërrojë mikrobet dhe 2% janë qeliza epiteliale dhe të gjëndrave. Duke folur në mënyre figurative, qelizat somatike janë mbrojtja e trupit kundër baktereve, të cilat depërtojnë në gjirin e lopëve në kanalet e rrjedhjes se qumështit dhe shkaktojnë mastite klinike ose subklinike. Kjo është arsyeja pse numri i lartë i qelizave somatike është më shpesh një shenjë e infeksionit të gjëndrave të gjirit. Duhet të dini se, qumështi normal ka më pak se 100.000 qeliza somatike / ml, por inflamacioni i gjirit rrit numrin e tyre dhe mund të arrijë pa kufi. A është i sigurt për t’u pirë qumështi me përmbajtje të lartë të qelizave somatike? Përgjigjja është JO dhe konsumatorët kanë të drejtë të mos e konsumojnë atë”, thotë Resuli.
Faktor shumë i rëndësishëm është zinxhiri ftohës i produktit përfundimtar. Nëse produkti përballet me lëvizje të mëdha të temperaturës, atëherë krijohet terreni ideal për ngarkesat mikrobike. Bulmeti është terreni ideal për shumëfishimin e ngarkesave mikrobike. Kështu që temperatura është faktor kyç për ruajtjen e produkteve në këtë rast të qumështit.
“Qumështi kur merret nga fermat për përpunim ka 3 etapa kryesore. Në një stabiliment, qumështi e ka të detyrueshme që të sigurojnë cilësinë e produktit me anë të kontrolleve si vijon:
- Kontrolli i hyrjes
- Kontrolli i procesit
- Kontrolli final.
Çdo neglizhencë e 3 etapave sjell një produkt jo të shëndetshëm për konsumatorin dhe definitivisht kemi një produkt të kontaminuar”, përfundon veterineri Ervin Resuli.
Fabrikat e përpunimi të qumështit që hedhin në treg qumësht që vendosin në rrezik jetën e konsumatorëve.

Sipas nutricionistes Hyrida Basha, këto baktere të rrezikshme vënë në rrezik jetën e bebeve në barkun e nënës. “Qumështi i pasur me baktere të rrezikshme si salmonela, E. coli dhe listeria shkaktojnë sëmundje të rrezikshme. Këto baktere janë të rrezikshme për të gjithë, por sidomos për personat me imunitet më të dobët si gratë shtatzënë, fëmijët, adoleshentët dhe të moshuarit. Pirja e qumështit me mikrobe mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme nga bakteret në ushqim. Mund të shkaktojë të vjella, diarre dhe dhimbje abdominale. Simptoma të ngjashme me gripin si dhimbje koke, dhimbje trupi, temperaturë. Mund të sjellë listeri te gratë shtatzënë, sëmundje e rrezikshme dhe për fetusin apo fëmijën”, theksoi Basha, e cila është edhe Biologe Molekulare.
E ndërsa qumështi që vret hidhet në treg lirshëm, është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ai që duhet të ndalojë menjëherë tregtimin e tij, megjithëse ligjërisht, përgjegjësia kryesore është e Operatorit të Biznesit Ushqimot. Me anë të sistemi të gjurmueshmërise, fabrikat e përpunimit të qumështit së bashku me laboratorët lokalë të ngritura nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimti Rural pranë Drejtorive Rajonale të AKU-së duhet të “lokalizojnë” qumështin me probleme. Siguria ushqimore, i përket sigurisë kombëtare. Përballë ushqimeve të rrezikshme ne jemi një shoqëri e pasigurt, në jemi të pashëndetshëm pasi tryeza jonë shtrohet me ushqime jo cilësore. Nëse i referohemi Udhezimit Nr.5, datë 25.3.2011 “Për kërkesat Specifike të Higjienës Për Stabilimentet e Prodhimit, Grumbullimit dhe Përpunimit të Qumështit dhe produkteve me bazë qumështi”;
- a) Pasterizimi sigurohet nëpërmjet ngrohjes: i) në temperatura të larta për një periudhë kohe të shkurtër (të paktën 15 sekonda në 72ºC për); ose ii) në temperaturë të ulët për një kohë të gjatë (të paktën 63ºC për 30 minuta); ose iii) çdo kombinim tjetër të temperaturës me kohën për arritjen e një efekti të ngjashëm, në mënyrë që produktet të tregojnë, një reaksion negativ ndaj testit të fosfatazës, menjëherë pas një trajtimi të tillë.
Nëse Autoriteti Kombëtar i Ushqimit konstaton qumësht me mikrobe në pikat e grumbullimit apo edhe në fabrika, si dhe në tregje.markete, ky institucion, me mbrojten e konsumatorin ka të drejtë ta pezullojë aktivitetin që vë në rrezik shqiptarët.
Sipas udhëzimit për Kërkesat Specifike në lidhje me Femrat e Prodhimit të Qumështit, Qumështit të Papërpunuar dhe Produkteve me Bazë Qumështi, Operatorët e biznesit ushqimor që prodhojnë ose grumbullojnë qumështin e papërpunuar, duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
- a) kërkesat për shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve sipas legjislacionit në fuqi;
- b) kërkesat e përgjithshme të higjienës për prodhimin e ushqimit dhe/ose stabilimentet e përpunimit, të përcaktuara në udhëzimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit “Për kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të higjienës për stabilimentet e ushqimit dhe operatorët e biznesit ushqimor”;
- c) qumështi i papërpunuar, që do të përdoret për konsum njerëzor, të plotësojë kërkesat e higjienës të përcaktuara në këtë udhëzim;
- d) kërkesat e gjurmëshmërisë të përcaktuara në legjislacionin në fuqi. Për këtë qëllim, ato duhet të mbajnë të dhëna për çdo kafshë të stabilimentit, në veçanti, të: numrit të identifikimit të kafshës, të dhëna personale të pronarit, adresën, ekzaminimin klinik, diagnostik dhe laboratorik të kafshës.
- Nëse kërkesat e pikës 1 nuk plotësohen, autoriteti kompetent ndalon aktivitetin e biznesit ushqimor për prodhimin ose grumbullimin e qumështit të papërpunuar dhe nxjerrjen në treg të qumështit të papërpunuar.
Pavarësisht fakteve që publikon media, siguria ushqimore merr vemendjen e duhur të institucioneve shtetërore. Abuzimet me qumësht jo të sigurt duket se ndodhin me vetë bekim e Autoritetit Kombëtarë të Ushqimit.
Por, ka një edhe një tjetër arsye që mund të ndikojë në rritjen e ngarkesës mikrobiale në produktet me origjinë shtazore. Edhe sipas një invesgitimi të një viti më parë për nënproduktet e mishit, produktet në frigoriferë janë mbi temperaturën e lejuar në të cilën duhet të mbahen produktet respektive me origjinë shtazore, më lart sesa është e shënuar në etiketën e tyre temperatura e ruajtjes.
Por edhe siç shpesh herë ankohen prodhuesit e qumështit apo të të tjera produkteve me oridhinë shtazore, si rrjetet e marketeve, ashtu dhe dyqanet e vogla në lagje apo të periferi, frioriferët u mbajnë në punë gjatë ditës, ndërsa i fikin gjatë natës. Kjo bën që, luhatja e temperaturave, ulja dhe ngritja e tyre, të ndikojë në shtimin e mikroorganizmave, apo në rritjet e ngarkesë mikrobiale, e cila është mjaft shqetësuese për shëndetin e konsumatorëve.
Qendra ALET Komunikoi dhe me mjeken mikrobiologe pranë Institutit të Shëndetit Publik, Dr.Blerta Brati për rrezikun e ngarkesës mikrobiale në qumësht. Intervistëna me Znj.Brati po e botojmë të plotë, për shkak të rëndësisë së saj.
Qumështi ka prezencë të baktereve. Çfare do të thotë kjo për konsumatorin?
Salmonella, Listeria, Staphylococcus, Escherichia coli, janë 4 mikrobet që përbëjnë florën patogjene të qumështit. Qumështi i përkryer i një kafshë është qumësht që normalisht nuk ka mikroorganizma. Në dalje të sisëve (gjijntë), numri i mikrobeve është shumë i ulët, përgjithësisht më pak se 5000 / ml. Ata vijnë nga jashtë dhe hyjnë në sisë përmes kanalit të thithës së gjirit.

Në rastin e infeksioneve të gjirit, numri i mikrobeve rritet pak (përveç në rastin e mastitit klinik), por ato kryesisht përbëhen nga baktere patogjene, në veçanti nga stafilokoket ose streptokoket. Kështu, përveç sëmundjeve të gjirit, inokulimi i qumështit bëhet kryesisht gjatë manipulimeve të ndryshme, në të cilat është objekt nga mjelja.
Mikroorganizmat patogjenë (“rreziqet mikrobiale”) që gjenden në qumësht dhe produktet e qumështit: Salmonella, Staphylococcus coagulase pozitive, Listeria monocytogenes janë më problematiket. Më pas jepet informacion mbi “rrezikun” që lidhet me këto rreziqe, d.m.th. sëmundshmërinë vjetore dhe vdekshmërinë. Pesë deri në 7% të sëmundjeve infektive epidemike të transmetuara nga ushqimi shkaktohen nga qumështi dhe produktet e qumështit. Nëse kjo përqindje zbatohet për numrin e vdekjeve vjetore që i atribuohen të gjitha sëmundjeve infektive të transmetuara përmes ushqimit, më pak se 10 vdekje do të lidhen me konsumin e qumështit ose produkteve të qumështit.
Çfarë do të thotë që qumeshti ka prezencë të lartë të aerobëve mezofile?
Eshtë thënë më parë se mjelja, madje e kryer në kushte të kënaqshme higjienike, shoqërohet gjithmonë me ndotje nga mikroorganizma të ndryshëm. Këto përbëjnë një florë komplekse e cila shpërndahet lehtë dhe shpejt në qumësht për shkak të gjendjes së tij të lëngshme. Për shkak të temperaturës së qumështit (37 ° C), përmbajtjes së tij të lartë të ujit (87.5%), lëndëve ushqyese dhe pH të tij afër neutral (6, 6-6, 8) shumë baktere gjejnë kushte të favorshme për zhvillimin e tyre. Kjo zakonisht nuk është e menjëhershme. Më shpesh nuk fillon vetëm 3 ose 4 orë pas mjeljes kur qumështi mbahet në temperaturën e dhomës. Kjo sjellje, e referuar gabimisht si faza “baktervrasëse” ose faza e “adaptimit”, është për shkak të pranisë në qumështin e freskët të substancave antibakteriale të njohura nga emërtimi i përgjithshëm i lactenines.
Pasi të ketë kaluar kjo periudhë, bakteret hyjnë në fazën e shumëzimit. Sidoqoftë, nuk është e njëjta specie që mbizotëron për shkak të rolit selektiv të temperaturës. Kur qumështi mbahet midis 20 ° C dhe 40 ° C, i cili shpesh korrespondon me kushtet e ambientit, zakonisht janë bakteret mezofile që shumohen. Midis këtyre, bakteret e acidit laktik, në veçanti ato të gjinisë Streptococcus, qe zakonisht përbëjnë florën kryesore natyrore të qumështit. Ato zhvillohen shpejt duke bërë që qumështi të acidifikohet dhe mpikset në temperaturën e dhomës.
Duhet të theksohet se, në vitet e fundit, të paktën në rajonet ku janë zhvilluar kushte moderne për prodhimin dhe mbledhjen e qumështit (higjiena e mjeljes, mjelja makinerike në ajër, pastrimi dhe dezinfektimi), kemi të bëjmë, qoftë në numër të ulët apo të madh, me mikrobe saprofitike të ndotjes Gram negative dhe Gram pozitive. Ndër të parët gjenden në veçanti bakteret koliforme dhe Pseudomonas. Ndër të dytat jo të sporuluar, Mikrokokët dhe Stafilokokët dhe midis Bacillus dhe Clostridium të sporuluar. Këto mikroorganizma të ndryshëm, midis të cilëve mund të ketë dominanca, përbëjnë një florë të larmishme të aftë për të ndryshuar, shpesh seriozisht, cilësinë higjienike, teknologjike dhe organoleptike të qumështit dhe, për pasojë, atë të produkteve me të cilat ato do të prodhohen pavarësisht nga trajtime sanitare që do të aplikohen pas marrjes së qumështit në fabrikë.
Një qumësht i ngarkuar me mikrobe, a e vë në rrezik shëndetin e konsumatorit?
Konsumimi i qumështit është burim i shkëlqyeshëm i kalciumit; i pasur me laktozë; burim i mirë i proteinave; do të promovonte shëndetin kardiovaskular; ndihmon në parandalimin e osteoporozës.
Në opinionin e tyre shkencor mbi rreziqet për shëndetin publik që lidhen me qumështin e papërpunuar në BE, ekspertët nga Paneli Shkencor i EFSA-së (Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore), për Rreziqet Biologjike (Paneli BIOHAZ) konkludojnë se, qumështi i papërpunuar mund të jetë një burim i baktereve të dëmshme – kryesisht prodhimi i Campylobacter, Salmonella dhe Escherichia coli shigatoksina (STEC).
Megjithatë, për shkak të boshllëqeve në të dhënat e disponueshme, Paneli nuk ishte në gjendje të përcaktojë saktësisht sasitë e rreziqeve të shëndetit publik që lidhen me konsumin e qumështit të papërpunuar në BE. Sidoqoftë, bazuar në të dhënat e raportuara nga Shtetet Anëtare mbi shpërthimet e sëmundjeve të transmetuara nga ushqimi, midis 2007 dhe 2013, 27 shpërthime u shkaktuan nga konsumi i qumështit të papërpunuar.
Shumica e tyre, 21 shpërthime ishin shkaktuar nga Campylobacter, Salmonella shkaktoi një shpërthim, STEC kishte dy shpërthime dhe virusi i encefalitit të rriqrave (TBEV) shkaktoi tre shpërthime. Një shumicë e madhe e shpërthimeve ishin për shkak të qumështit të gjallë të lopës, ndërsa disa prej tyre ishin nga qumështi i dhisë së papërpunuar. Ekziston një nevojë për të përmirësuar komunikimin me konsumatorët mbi rreziqet dhe masat e kontrollit që lidhen me konsumin e qumështit të papërpunuar.
Çfarë shkaktojnë mikrobet në organizmin tonë?
Në mënyrë të zakonshme, bakteret mund të shkaktojnë shumë sëmundje në trupin e njeriut, të tilla si otiti (veshi), bajamet, pneumoni (mushkëri), bronkit, sinusit ose kollë e mirë (rrugët e frymëmarrjes), prekje të sistemit nervor, kardiovaskular, kockor, gastro-intestinal, infeksione të traktit urogenital, të lëkurës dhe mukozave, etj.
Shumica e baktereve shumohen në gjak ose limfë, disa prodhojnë toksina. Viruset shumohen brenda qelizave të synuara p.sh., duke shkatërruar këto qeliza. Thjeshtë, është infeksioni që shkakton simptomat e sëmundjes (kollë, plagë, ethe, diarre, …)
Sëmundjet infektive të shkaktuara nga mikrobet janë përgjegjëse për më shumë vdekje në të gjithë botën! Shkencëtarët po punojnë shumë për të gjetur mënyra për të luftuar sëmundjen, por nuk është një detyrë e lehtë. Mikrobet mund të zhvillojnë shpejt karakteristikat që të jenë rezistente ndaj ilaçeve që ishin në gjendje t’i vrisnin ato. Kjo do të thotë se është një luftë e vazhdueshme për shkencëtarët. Zbulohen sëmundje të reja të shkaktuara nga mikrobe patogjene. Për rreth 30 vjet, janë identifikuar 30 sëmundje të reja patogjene! Çdo ditë ne biem në kontakt me njerëz ose kafshë që mund të infektohen me sëmundje të shkaktuara nga mikrobet. Kjo na vë në rrezik të prekjes nga sëmundja. Infektimi varet gjithmonë nga patogjeni dhe mjedisi. Metoda e infeksionit mund të demonstrohet në 6 hapa të ndryshëm. Ata së bashku formojnë një zinxhir rrethor.
Shënim: Qendra ALERT garanton me përgjegjësi ligjore se, interpretuesit e raport-analizave nuk kanë qenë asnjëherë në dijeni se cila mostër e analizuar i përket një kompanie të caktuar.
Ky publikim është ekzkluzivitet i Qendrës ALERT dhe Alert.al, të cilët gëzojnë të drejtën e autorësisë, bazuar në Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Materiali mund të ripublikohet në mediat tjera, vetëm duke cituar burimin në fund dhe të vendoset linku i burimit. Në rast ndryshimi titulli nga mediat, në fund të shkrimit duhet të saktësohet se cili ka qenë titulli i tij. Në të kundërt, çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Qendra ALERT / Alert.al
*Autorja e shkrimit është gazetare me ekseriencë disavjeçare në media të shkruara dhe elektronike, si dhe ka qenë pjesë e emisioneve televizive investigative. Aktualisht, është pjesë e departamentit të informacionit në televizionin Top Channel.
Materiali është realizuar nga Qendra ALERT, si pjesë e projektit “Ushqimi, risku masiv për konsumatorët, mungesa e kontrolleve dhe e informimit nga institucionet”, të mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë te autor-it/ve dhe nuk përfaqesojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
LINI NJË KOMENT