Menu

Ju kujtohet “Edhe akullore, edhe çokollatë”? “Biorela® Choco Multi Kids” vjen në Shqipëri si kombinimi më i mirë për shëndetin e fëmijëve

A ju kujtohet shprehja e Rudinës në filmin “Dy herë mat”, “Dua edhe akullore, edhe çokollatë”?! Besoj të gjithëve e madje kjo shprehje përdoret edhe sot, por në situata e kuptime të tjera.

Ndërkaq, çokollata dhe akulloret janë ndër produktet më të dashura e më të kërkuara nga fëmijët, por edhe më të blerat nga prindrit për t’ju plotësuar dëshirat bijëve të tyre. Të paktën kështu ka ndodhur deri para pak vitesh, sepse frika nga obeziteti, sheqernat e shtuara, shtesat tjera ushqimore me të cilat përbëhen këto produkte, janë ato që herë herë i stepin prindrit në plotësimin e “tekave” të fëmijëve të tyre. Për shkak të jetës jo shumë aktive, të qëndruarit pa aktivitet fizik në shkollë, para televizorit apo në celular e kompjuter, e ka bërë shëndetin e fëmijëve më të rrezikuar se më parë. Shtuar këtu, edhe ushqimin e shpejtë apo çokollatat. Madje, nutricionistët nuk i këshillojë, veçanërisht për të vegjlit.

Në këtë situatë, kompania kroate “Biorela”, e njohur në mbarë vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë për produktet e saj, mendoi për një gjetje shencore për fëmijët. Krijoi çokollatën “Biorela® Choco Multi Kids”, një produkt me një kombinim unike, 3 në 1 për imunitetin e fëmijëve të shëndetshëm në formën e një çokollate të shijshme qumështi. Ai përmban vitamina probiotike, vitamina dhe minerale të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve dhe imunitet të fort. “Biorela® Choco Multi Kids”, e cila vjen në tregun shqiptar nga Kompania Farmaceturike INTERMED, përmban vitaminë D, e cila kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar tek fëmijët. Hekuri dhe jodi kontribuojne në rritjen normale të fëmijëve. Ndërsa kalciumi dhe vitamina D janë të nevojshme për rritjen normale dhe zhvillimin e kockave te fëmijët.

kështu, çdo prind tashmë mund t;u japë çokollatë fëmijëve, e cila nuk shton peshën e tyre, por rritnin imunitetin. dhe, ndryshe nga çokollatat tjera, “Biorela® Choco Multi Kids” nuk gjendet rëndom në markete ose dyqane, por INTERMED e tregton atë në çdo farmaci.

Por, cilat janë përparësitë e “Biorela® Choco Multi Kids”?

Ky produkt rrit numrin e laktobacileve dhe bifidobaktereve në sistemin tretës, mbron imunitetin dhe kontribuon në rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve. Ka një shije të shkëlqyer, me shije shumështi dhe është ideale për stabilitetin e kulturave bakteriale. Krijon rezistencë në imunitetin e fëmijëve dhe mund të konsumohet nga fëmijët 1 vjeç e lart.

Për detaje tjera në lidhje me vitaminat dhe përbërësit tjerë mjaft të domosdoshëm, si dhe sasitë respektive, klikoni në linkun e mëposhtëm.

https://www.biorela.com/product/biorela-choco-multi-kids/

Qendra Alert / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed