Menu

Kërkesa ndaj BE: Të ulet kafeina tek shtesat ushqimore, dëmton konsumatorin

Një studim i publikuar nga Rivm, institutit holandez për shëndetin publik ka dalë në konkluzionin që përdorimi i kafeinës mbi norma në shtesat ushqimore, duke tejkaluar kufijtë e rekomanduar nga EFSA krijon probleme te shëndeti i njeriut. Konsumatori përballet me probleme si hipertension, dhimbje koke dhe shqetësime.
Një studim i cili bëri që qeveria e Hollandës të kërkojë nga BE që të vendosë kufij në praninë e kafeinës në shtesat ushqimore, përfshirë ato që përdoren nga atletët dhe entuziastët e fitnesit për të përmirësuar performancën e tyre dhe ato të përdorura nga njerëzit për të qëndruar zgjuar, përqëndruar ose humbjen ne peshë.

Deri më tani, nuk ka kufij të tillë. Referenca e vetme është një rekomandim nga EFSA, agjensia e BE për sigurinë e ushqimit, e cila ka vendosur një sasi maksimale të kafeinës sipas grupmoshave të ndryshme. Për të rriturit, një sasi e konsideruar e sigurt për shëndetin është midis 4 dhe 6 gota kafe në ditë.
Një sasi që ata që konsumojnë shtesa ushqimore ka të ngjarë të tejkalojnë kete sasi. “Përveç shtesave ushqimore, njerëzit marrin kafeinë përmes ushqimeve të ndryshme si kafeja dhe çokollata”. Kombinimi i kafeinës që përmbahet në këto ushqime me atë në shtesat ushqimore mund të bëjë që kufiri i kafeinës që konsiderohet i sigurt për shëndetin të tejkalohet shumë më shpejt ”, shpjegon Rivm.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed