Tërhiqen nga tregu në Kanada kërpudhat e bardha të prera në feta, për shkak të kontaminimit nga Listeria monocytogenes. Kjo tërheqje u shkaktua pas rezultatit të testit të Agjencisë Kanadeze të Inspektimit të Ushqimit (CFIA).
Produktet u shpërndanë në Ontario, Quebec dhe në nivel kombëtar në Kanada. Konsumatorët nuk duhet të konsumojnë produktin e tërhequr të përshkruar më poshtë.
Konsumatorët duhet të kontrollojnë nëse e kanë produktin në shtëpinë e tyre. Produktet e kontaminuara duhet të hidhen ose të kthehen në dyqanin ku janë blerë. Deri tani nuk ka patur asnjë sëmundje të raportuar të lidhur me konsumin e këtyre produkteve.
Rreth infeksioneve me Listeria
Ushqimi i kontaminuar me Listeria monocytogenes mund të mos duket apo të nuhatet si i prishur, por mund të shkaktojë infeksione serioze dhe ndonjëherë kërcënuese për jetën. Kushdo që ka konsumuar ndonjë produkt të kontaminuar dhe ka shfaqur simptoma të infeksionit me Listeria duhet të kërkojë trajtim mjekësor. Kërkohen teste specifike për të diagnostikuar infeksionet, të cilat mund të imitojnë sëmundje të tjera.
Gjithashtu, kushdo që ka konsumuar ndonjë nga produktet e tërhequra duhet të monitorojë veten për simptomat e helmimit nga ushqimi gjatë javëve në vijim, sepse mund të shfaqen deri në 70 ditë pas ekspozimit ndaj Listerisë. (FoodSafety)
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT