Menu

Kontrolle në fabrika vaji, magazina ushqimore, furra buke

AKU gjatë ditës sot ushtroi 99 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në: fabrika vaji ulliri, magazina ushqimore, përpunim qumështi, furrë buke, etj.

Drejtoritë Rajonale të AKU e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit, kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi dhe verifikim kushtesh për investime IPARD.

Gjatë kontrolleve zyrtare janë dhënë 16 masa administrative me paralajmërim dhe 1 gjobë për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.

U asgjësuan 1.2 ton produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit.

Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 4 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë, mikrobiologjikë.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed