Menu

Koronavirusi, mos konsumoni produkte shtazore të pagatuara mirë, larg tregjeve të kafshëve të gjalla në zonat ku mund të ketë infektim. Këshilla tjera për ushqimet

Sëmundjet që transmetohet përmes ushqimit (food borne diseases) paraqiten pas konsumimit të ushqimit të ndotur me agjensë infektiv apo toksik nga vetë njeriu. Në kohët kur Koronavirusi po i afrohet Shqipërisë për shkak të prekjes së vendeve fqinje, rreziku është dhe më i madh. Përgjithësisht, ka shumë sëmundje që shkaktohen nga ushqimi dhe më poshtë do të lexoni disa këshilla. Por, sipas Institutit të Shëndetit Publik, rreziku mund të vijë dhe nga produkte me origjinë shtazore të papërpunuara apo pagatuara mirë, si dhe duhet të shmangen udhëtimet në tregjet e kafshëve të gjalla në zonat e prekura, pasi ky virus transmetohet nga kafsha te njeriu, si dhe nga njeriu te njeriu.

Shkaktar të këtyre sëmundjeve janë mikroorganizmat infektiv, të cilët në kushte të favorshme për ato, shumohen në ushqim bashë me toksina e tyre. Afër 90% të rasteve të paraqitjes së këtyre sëmundjeve shkaktarë janë bakteret, prandaj kur flitet për këto sëmundje zakonisht flasim për helmime infektive alimentare bakteriale. Këto sëmundje gjithashtu mund të shkaktohen edhe nga agjentë të tjerë infektiv (viruse, parazitë). Karakteristikë e sëmundjeve të cilat transmetohet nëpërmjet ushqimit është karakteri i tyre sezonal – numri më i madh i helmimeve paraqiten gjatë muajve të verës, por mund të paraqiten edhe në çdo periudhë të vitit.

Zakonisht paraqiten si sëmundje në grup, gjerësisht në formë të epidemive në familje, kolektive pune, restorante, ëmbëltore, etj. Shkaqe për paraqitjen e këtyre sëmundjeve, të cilat shumë shpesh paraqiten në forma epidemike janë lëshimet ose gabimet në teknologjinë e përgatitjes, shpërndarjes dhe ruajtjes së ushqimit. Në parim, të gjitha produktet ushqimore që kanë prejardhje shtazore konsiderohen se kanë një kontaminim primar. Krahas kontaminimit primar të produkteve me origjinë shtazore gjatë procesit të përpunimit të tyre, shpesh mund të ndodhë edhe kontaminim sekondar. Ruajtja e ushqimeve të përgatitura në temperaturë dhome, sidomos gjatë muajve të verës, mundëson shumim të shpejtë të agjentëve infektiv dhe rritje të toksineve të tyre, gjë që është shkak për shfaqjen e sëmundjeve që transmetohen nëpërmjet ushqimit.

Masat efektive

Të mos konsumohet ushqim me origjinë shtazore (mish dhe prodhime të mishit, qumësht dhe prodhime të qumështit, vezë etj) të pa gatuara ose të papërpunuara termikisht.

Produktet e freskëta ushqimore duhen ruajtur në frigoriferë me qëllim që të parandalohet shumimi i baktereve dhe toksineve të tyre.

Të evitohet përgatitja dhe konsumimi i ushqimeve me ushqime të papërpunuara termikisht ose të freskëta me prejardhje shtazore (kremra, akullore, djathë krem).

Përpunimi termik i ushqimit të jetë mjaftueshëm i gjatë dhe të bëhet në temperaturën e duhur me qëllim që të shkatërrohen bakteret dhe toksinet e tyre edhe në brendi të ushqimit (copa të mëdha mishi).

Ushqimi të konsumohet menjëherë pas gatimit. Në të kundërtën të ruhet në frigorifer në temperaturë deri më 4º C (në frigorifer, ose në temperaturë më të lartë se 70º C, derisa i njëjti të konsumohet.

Përpunimi i ushqimit të përpunuar dhe të papërpunuar termikisht duhet të bëhet në sipërfaqe të ndryshme, me pajisje të ndryshme dhe në enë të ndryshme.

Enët, pajisjet, sipërfaqet në kuzhinë, duart, para dhe pas përgatitjes së ushqimeve të freskëta apo të përpunuara termikisht duhen larë dhe pastruar mirë.

Perimet, frutat dhe sallatat e freskëta duhen larë mirë në ujë të rrjedhshëm dhe para se të konsumohen, priten ose gatuhen, madje edhe kur janë të qëruara.

Të evitohen ushqime të blera në vende të hapura ose rrugë, ushqimi i shpejtë si dhe ushqime të tjera, apo ujë nga burime të pasigurta.

Para dhe pas ngrënies duart duhen larë mirë.

Ruajtja e ushqimeve duhet të bëhet në vend të sigurt, me qëllim që të mbrohet nga insektet dhe brejtësit.

Personat, të cilët gatuajnë sasi të mëdha ushqimi (në restorante, kafene, kuzhina, etj) të kenë njohuri shëndetësore dhe të kenë kujdes për parimet themelore të higjienës gjatë përgatitjes së ushqimit (përgatitjes, ruajtjes dhe shpërndarjes). Ata duhet të ndjekin dhe një trajnim të veçantë për mënyrën dhe veprimet në teknologjinë e përgatitjes së ushqimit dhe t’u nënshtrohen kontrolleve të rregullta shëndetësoro-sanitare.

Personat, të cilët bëjnë pjesë në kategorinë e rrezikuar (persona që vuajnë nga sëmundje kronike, persona me imunitet të çrregulluar, persona mbi moshën 65-vjeçare, gra shtatzëna) për shkak të mundësisë së paraqitjes së një forme më të rëndë të sëmundjes me komplikime, sidomos kur bëhet fjalë për Listeriozë, duhet tu kushtojnë një kujdes të veçantë masave të rekomanduara dhe të evitojnë konsumimin e djathërave të butë, qumështit të papasterizuar dhe prodhimeve të qumështit, patate dhe sallata, të evitojnë ushqime që shiten në vende të hapura dhe në rrugë, konsumimin e ushqimeve të ringrohura, si dhe të evitojnë kontaktet me gratë shtatzëna dhe kafshë të porsalindura.

Për shkak të sigurisë së ushqimeve me origjinë shtazore, nevojitet një kontroll më intensiv dhe më i rregullt veterinar, kontroll i thertoreve gjatë therjes së kafshëve dhe gjatë përpunimit të mishit, si dhe kontroll i mishit dhe prodhimeve të mishit në industri dhe në treg.

Mënjanoni konsumin e produkteve të mishit të pagatuara apo gatuara jo shumë. Mishi, qumështi i papërpunuar apo organet e kafshëve duhet të trajtohen me kujdes, duke përdorur mjete mbrojtëse në mënyrë që të mënjanohet kontaminimi;

Mënjanoni kontaktet me tregjet e kafshëve të gjalla në zonat që kanë koronavirus dhe parandaloni kontaktet e pambrojtura me kafshë të gjalla apo sipërfaqe që kanë qenë në kontakt me kafshët

Qendra ALERT / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed