Menu

Masat ndaj coronavirusit, gjobë furrës së bukës në Tiranë, 5 paralajmërime në Shkodër

AKU kontrolle për garantimin e sigurisë ushqimore. Gjatë ditës së sotme trupat inspektuese të Drejtorive Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë qenë në terren duke kontrolluar subjektet ushqimore për garantimin e sigurisë ushqimore, si edhe monitorime apo këshillime në kuadër të masave të shtuara për mospërhapjen e COVID -19.

Janë kryer 105 monitorime dhe kontrolle zyrtare,

Është marrë 1 masë administrative me “gjobë” në 1 subjekt me aktivitet “furrë buke” në Tiranë për mosrespektim të aktit normativ, për ndalimin e tregtimit të bukës së prerje në vlerën e 50 mijë lekëve si dhe janë dhënë 5 masa administrative “paralajmërim” në Shkodër për prani të mjeteve prerëse të bukës në ambientet e tregtimit deri në largimin e tyre brenda 24 orëve.

Në qarkun e Vlorës dhe të Beratit në bashkëpunim institucional me organet kompetente të Policisë së Shtetit, janë bllokuar produkte ushqimore me etiketë të falsifikuar.
Përkatësisht në 4 markete të qytetit të Vlorës janë bllokuar produkte ushqimore me etiketë të falsifikuar si dhe është bërë bllokimi i tyre në subjekte si provë për organet hetimore dhe tërheqjen e tyre nga tregu.
Ndërsa në qarkun e Beratit janë kryer inspektime në 9 subjekte ushqimore ku në 5 prej tyre janë bllokuar një sasi produktesh ushqimore me etiketë të falsifikuar. Gjithashtu është kryer bllokimi i këtyre produkteve në subjekte, deri në tërheqjen e tyre nga tregu.

Qendra Alert/Aler.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed