Menu

Mashtrimi ushqimor, peshku mes produkteve më në rrezik

Si mund të jeni të sigurt se fileto në tregun e peshkut është me të vërtetë e freskët? Mashtrimi ushqimor shkakton dëm ekonomik deri në 12 miliard € çdo vit dhe prodhimet e detit janë një nga kategoritë më të rrezikuara. Për këtë arsye, Istituto zooprofilattico sperimentale delle Venezie i ka kushtuar temës një video informative nga seria ‘IZSVe Scienza’

Mashtrimi në sektorin e peshkimit ka të bëjë kryesisht me etiketimin e produkteve nga Azia Juglindore, në veçanti oktapodëve, gaforreve dhe peshqve, të cilat mund të paraqesin rreziqe për shëndetin e konsumatorëve.

Llojet më të zakonshme të mashtrimit ushqimor janë zëvendësimi i specieve të peshkut dhe shitja e tyre si të freskëta. Lufta kundër mashtrimit, megjithatë, nuk është e kufizuar vetëm në këto lloje shkeljesh, por gjithashtu përfshin shumë më tepër, të tilla si identifikimi i specieve helmuese, vlerësimi i zonave të deklaruara të origjinës, njohja e trajtimeve me aditive të ndaluar, analiza për praninë e alergjive dhe verifikimi i mbrojtjes së specieve të mbrojtura, duke përdorur teknika analitike gjithnjë e më të sofistikuara. (IlFattoAlimentare)

Ja videoja e Istituto zooprofilattico sperimentale delle Venezie:

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed