Menu

Mbetjet në ushqime, eksperti Vuksani: Shifra alarmante dhe të patolerueshme!

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Gjon Vuksani ekspert për bujqësinë, pedagog në UBT ka komentuar të dhënat nga monitorimi për mbetjet ushqimore, ku rezultuan aflatoksinë në qumësht, antibiotikë në vezë dhe mjaltë, pesticide mbi norma në fruta dhe perime etj. Për ekspertin këto shifra janë alarmante për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve.

“Veza është produkt shumë i përdorshëm në Shqipëri dhe afërsisht 10% e vezëve që konsumojnë shqiptarët kanë problem me mbetjet, kjo shifër për mua është alarmante. E dyta, mjalti rreth 11% me mbetje është një shifër e jashtëzakonshme, pasi një pjesë e madhe e konsumojë dhe efekti i tyre është akoma më i madh. Janë shifra alarmente, duhen parë nga minsistrja e Bujqësisë. Janë shifra skandaloze, nëse ne si ekspertë heshtim para kësaj gjendje, atëherë ne bëhemi bashkëfajtorë. Nase mjalti është në shifrat rreth 11% nuk e di se çfarë duhet të jetë më shumë. Në 10 kokrra vezë, në 1 vezë është mbi normanë e lejuar me mbetje. Kjo është gjendje katastrofike, akoma më e rrezikshme te produktet me bazë shtazore, një pjesë e madhe e frutave dhe perimeve konsumohen çdo ditë dhe me sasi të mëdha. 11.5% sasia e mostrave mbi normënn e lejuar dhe janë pesticide, kjo është e patolerueshme. Dhe këto shifra janë pa hyrë në brendësinë e tyre, mund të jenë pesticide që cilësohen shumë të rrezikshme shëndetin e njeriut”-deklaroi Gjon Vuksani.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed