Menu

Merita Uruçi: Qumështi pluhur përdoret edhe në bylmet, normativat që duhen zbatuar

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Merita Uruçi specialiste e sigurisë ushqimore ka folur për përdorimin e vajit të palmës dhe kazeinës në qumësht dhe përafrimi me rregulloren e BE.

“Si duhet informuar konsumatori? Në produktet me bazë qumështi e dimë që qumështi është baza, që është i formave të ndryshme i pasterizuar apo i sterilizuar. Edhe qumështi pluhur është qumësht, vjen nga prodhimi i gjirit të lopës. Qumështin e dehidratojmë i heqim ujin dhe e hidratojmë kur e kthejmë në lëng. Madje edhe produktet e bylmetit mund të bëhen me qumështin pluhur. Qumështi në përbërjen e tij ka treguesit e vet. Ka disa tregues që duhet të plotësojnë përqindjen e proteinës, yndyrës, densitetit. Në momentin e rregullimit të lëndës së parë, konsumatori do produkt me vlera, prodhimet e bylmetit janë ushqime të pazëvendësueshme. Në momentin kur edhe për arsye natyrale nuk e ka lëndën e thatë që duhet të ketë të përcaktuar me normativa, duhet rregulluar dhe rregullimi bëhet me qumësht pluhur të skremuar. Nuk po flas për shtesën, deri në 2% nuk ka nevojë të rregullohet është e domosdoshme. Kazeina është proteina kryesore në proteinën e qumështit zë 70-75% dhe në procese të ndryshme prodhohet apo në procese të tjera që bëhen kazinate të ngrënshme. Është vendim që i referohet rregulloreve të BE. I gjithë legjislacioni po i përafrohet dhe pikat po përpiqen të zbatohen. Mund të ketë dhe prodhime të tjera, në supermarkete që vite më përpara nuk deklaroheshin. Kur thua salcë kosi, kosi kullohet e del salca. Në momentin që duhet një teknologji tjetër, konsumatori duhet ta dijë çfarë merr dhe çfarë vlerash ka. Nuk është e pangrënshme. Kjo salcë nuk mund të quhet më salcë kosi dhe në supermarkete e kanë vënë salcë e përzier, sipas Urdhrave dhe vendimeve të dala. Për mozzarelën, mund të përdoresh kazeinë, vaj bimor, i cili duhet theksuar vaj bimor me vaj palme. Edhe produktet e importit, për sanduiçe mund të thotë djath sanduiçi apo pice. Djath kaçkavall, ka ngelur traditë, djathi kaçkavall ka teknologji dhe në përbërje qumësht, fermentim, enzimat dhe kripërat, këto janë për djathin. Ke djathra të tjerë që kanë ingredientë, si erëza, ngjyrues, që duhen deklaruar. Pëprunuesit duhet të emërtojnë djathrat sidomos me produkte laktike, duhet t’i ndryshojë emri. Qumështi i freskët nuk përzihet me qumësht pluhuhur”-deklaroi Merita Uruçi.

Emisioni Alert

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed