Menu

Metodologjia e përzierjes së kimikateve në ushqime ndihmon shkencëtarët e EFSA për vlerësimin e riskut dhe ndërgjegjësimin publik

EFSA ka zhvilluar një kornizë të harmonizuar për t’u përdorur nëpër panelet e saj shkencore, kur vlerëson “efektet” e mundshme të përzierjeve kimike në ushqime. Qasja u jep shkencëtarëve të EFSA mjetet për të ndjekur një qasje të shtesave kur është e nevojshme, e cila plotëson kërkesat aktuale sipas rregullatoreve të BE për vlerësimin e substancave.

Njerëzit, kafshët dhe mjedisi mund të jenë të ekspozuar ndaj kimikateve të shumta nga burime të ndryshme. Të kuptuarit, se si sjellja e kimikateve të kombinuara është komplekse dhe numri i kombinimeve është potencialisht i pafund, kështu që Komiteti Shkencor i EFSA ka zhvilluar një mjet praktik shkencor për vlerësuesit e rrezikut që gjithashtu mbështet dhe informon menaxherët e rreziqeve.

Pika kryesore në vlerësimin e rrezikut kimik

Dr. Tobin Robinson, Shefi i Komitetit Shkencor të EFSA-së dhe Njësia e Rreziqeve në zhvillim, tha: “Ky moment historik ndjek disa vite punë përgatitore nga EFSA dhe partnerët tanë evropianë dhe ndërkombëtarë. Ne siguruam që udhëzimi mbeti praktik, duke mbajtur një konsultë publike në vitin 2018, në të cilën morëm mbi 300 komente dhe duke u angazhuar me palët e interesuara gjatë procesit. Tashmë ne jemi duke përdorur disa nga këto parime dhe mjete, për shembull, në grupe të pesticideve dhe grupeve të ndotësve. Tani, kur shohim që nevojitet një qasje e përzierjeve, korniza jonë e harmonizuar na vendos në një pozitë më të fortë për ta realizuar këtë gjë”.

Si funksionon udhëzimi

Qasja bazohet në metodat ekzistuese dhe përvojën ndërkombëtare në vlerësimin e shqetësimeve të mundshme në lidhje me përzierjet kimike.

Prof. Christer Hogstrand, Kryetar i Grupit të Punës për Përzierjet Kimike, tha: “Vlerësimi i përzierjeve funksionon në mënyrë të ngjashme me atë se si ne trajtojmë substancat e vetme. Normalisht, ne përcaktojmë së pari se kush është i ekspozuar – njerëzit, kafshët blegtorale ose jeta e egër si zogjtë dhe bletët dhe nga sa. Pastaj, vlerësojmë toksicitetin e përzierjes ose përbërësit e tij individualë. Më në fund, ne e përcaktojmë sasinë e rrezikut duke krahasuar ekspozimin e kombinuar dhe toksicitetin e kombinuar.

Shpesh shtojmë dozat për efektet e zakonshme, për të vlerësuar rrezikun e përgjithshëm. Por, ndonjëherë kimikatet “bashkëveprojnë”, domethënë toksiciteti i tyre rritet ose zvogëlohet. Ndërveprimet si këto janë të rralla në përgjithësi, por duhet të kontrollohen veçanërisht nëse rritet toksiciteti. Udhëzimi ynë na lejon ta bëjmë këtë për çdo përzierje që shikojmë”.

Mbështetje vendimmarrësve

“Në fund të fundit, tha Dr Robinson, kjo kornizë është krijuar për të mbështetur menaxherët e rrezikut të BE-së dhe kombëtarë në mënyrë që ata të mund të marrin vendime të informuara në situata kur ekspozimi i kombinuar ndaj kimikateve të shumta duhet të merret në konsideratë”.

Ndërgjegjësim i ulët publik

Një studim hulumtues i EFSA nga viti 2018, gjithashtu i botuar sot, tregon se në përgjithësi, në BE vetëdija për përzierjet kimike në publikun e gjerë është mjaft e ulët. EFSA ka zhvilluar një mjet të ri komunikimi interaktiv për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë disa nga çështjet dhe konceptet kryesore, të tilla si “ekspozimi i kombinuar” dhe “toksiciteti i kombinuar”.

Studimi paraqet gjetje të dobishme për komunikuesit dhe studiuesit shoqërorë në të dy përzierjet kimike dhe kimikatet në ushqim në përgjithësi.

http://www.efsa.europa.eu/en/interactive-pages/MixTox

*Titulli është redaksional

Burimi: Efsa.eu

Qendra ALERT / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed