Menu

Mishi i ngrirë i pulës/ Konsumatori në rrezik, 400 persona të sëmurë nga Salmonela  

Gati 400 persona janë sëmurë nga salmonella në Angli që nga janari, mes të cilëve gjysma janë fëmijë. Ata dyshohet se kanë ngrënë produkte të ngrira të pulës. Për këto raste mendohet se 36% kishin nevojë për trajtim spitalor dhe katër njerëz kishin vdekur.

Sidoqoftë, nuk dihet nëse infeksioni i salmonelës ishte faktori kryesor në vdekjet, pasi një fatalitet mund t’i atribuohej COVID-19. Ekziston një përqindje e lartë e fëmijëve të sëmurë pasi 43% e rasteve janë të moshës 16 vjeç ose më të rinj, si dhe një përqindje më e madhe e burrave që preken sesa gratë me 58% të pacientëve që janë meshkuj. Të dy agjencitë paralajmëruan njerëzit të kujdesen kur trajtojnë dhe gatuajnë produkte të pulave të ngrira të papërpunuara në furrë.

Disa ditë më parë emisioni ALERT i dedikoi një puntatë veçantë inportit të mishit në Shqipëri. Kryesisht rreziku vjen nga mishi me origjinë nga Brazili, të cilin grosistët e ripaketojnë ose e tregtojnë pa etiketën e nevojshme dhe informacionin e duhur. Në këtë mënyrë konsumatori është i pambrojtur përballë mishit të papërpunuar.

Burimi i lajmit: Food Safety News

Qendra Alert / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed