Menu

Ndalohet reklamimi i ëmbëlsirave dhe pijeve freskuese për fëmijë

Spanja ndalon reklamimin e ëmbëlsirave dhe pijeve freskuese për fëmijët. Kundërmasa të reja ndaj marketingut po testohen edhe në SHBA. Reklamat e ëmbëlsirave, ushqimeve dhe pijeve të sheqerosura në Spanjë, madje edhe në Shtetet e Bashkuara mund të ketë së shpejti një kundërshtar shumë të ashpër: Kundërmarketing. Kjo pasi fëmiëjt dhe të rinjtë janë gjithnjë e më shumë në shënjestër të reklamave që vijnë nga burime të shumta.

Në Spanjë, siç raporton “El Paìs”, ministri për Çështjet e Konsumatorit, Alberto Garzòn ka njoftuar se duke filluar nga viti i ardhshëm çdo formë e reklamimit të llojeve të ndryshme të produkteve që synojnë në mënyrë eksplicite fëmijët do të ndalohet: Ëmbëlsirat me çokollatë ose sheqer, pastaj pijet me sheqer, pijeT energjike, akullore dhe biskota. Reklamat do të ndalohen krejtësisht në rrjetet televizive të dedikuara për fëmijët, shumë të kufizuara do jenë në ato gjeneraliste dhe në radio. E njëjta gjë do të ndodhë në rrjet, në mediat sociale ku çdo reklamë që synon fëmijët nën 16 vjeç do të ndalohet.

Vendimi u mor duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të shkallës së dhjamosjes në fëmijëri dhe duke pasur parasysh dështimin e nismës së quajtur ‘Paos Code’, e nisur në vitin 2005, në të cilën kompanitë u deleguan për vetërregullimin e reklamave. Sipas një studimi të quajtur Aladdin, i cili vazhdon prej shumë vitesh dhe të dhënat e fundit të të cilit u publikuan në vitin 2019, midis 6 dhe 9 vjet më shumë se 40% e fëmijëve spanjollë janë mbi peshën e rekomanduar, më shumë se 23% janë qartësisht mbipeshë dhe më shumë se 17% janë tashmë të dhjamosur. Nuk është çudiqë qeveria është prirur për një shtrëngim kaq drastic.

U vendos të ndiqeshin treguesit e vitit 2015 të OBSH-së, e cila kishte identifikuar 17 kategori ushqimesh dhe kishte përcaktuar se për cilën prej tyre, bazuar në përmbajtjen e sheqernave, kripës dhe yndyrnave, reklamat duhet të ndalohen plotësisht dhe për të cilat ato mund të lejohen, me kusht që nivelet e lëndëve ushqyese të mbeten nën vlerat e përcaktuara për 100 gramë produkt.

Diçka e ngjashme, por me mjete të ndryshme, mund të ndodhë në Shtetet e Bashkuara. Studiuesit në Universitetin e Uashingtonit në fakt kanë kryer një studim mbi potencialin e të ashtuquajturës kundërmarketing, që është mbi reklamat negative, të ngjashme me atë të përdorur kundër duhanit, me fotografi dhe shkrime eksplicite. Në fund të kërkimeve, shkencëtarët provuan se teknika është shumë e efektshme. Kërkuesit pyetën 1,600 prindër, të gjithë latinë (grupi më i prekur nga dhjamosja dhe që ka konsumin më të lartë për frymë të pijeve të sheqerosura), të marrin pjesë në një grup të Facebook, në të cilin udhëhoqën dhjetra grupe fokusi për të kuptuar se si e konsideronin reklamën dhe nëse ishin të vetëdijshëm për faktin se shpesh është e personalizuar dhe jo rrallë mashtruese (për shembull, kur thotë se lëngjet e frutave janë gjithmonë të mira, edhe nëse janë plot sheqer). Prindërit u pyetën, mbi bazën e blerjeve të ushqimeve për fëmijë. Të gjithëve iu desh të simulonin një blerje nga një vend i rremë tregtie që ofronte 100% lëngje frutash, pije të sheqerosura ose frutash.

Siç raportohet në American Journal of Clinical Nutrition, prindërit që kishin parë vetëm mesazhe negative ulën blerjet e pijeve me 31% në krahasim me grupin e kontrollit dhe ata që kishin parë mesazhe pozitive. Këta të fundit ishin gjithashtu ata që, mbi të gjitha zgjodhën ujin. Pra, mjeti duket se funksionon, pasi promovimi nëpërmjet mediave sociale ishte i dobishëm. Kërkuesit janë kaq të bindur se kanë krijuar një sit kundërmarketing për të ndihmuar ata (për shembull mësuesit) që duan të vazhdojnë të përcjellin mesazhet e duhura për fëmijët dhe prindërit dhe kanë thënë se nëse situata nuk ndryshon, ata mund të mendojnë për një rregullore që detyron të raportojë fotografitë dhe fjalët mbi pijet e ëmbla. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed