Menu

Paralajmërim për tetrametrinë, kërkohet heqja nga tregu i orizit “Arborio”

Ministria e Shëndetësisë së Italisë raportoi tërheqjen nga prodhuesi të një serie orizi Arborio nën markën Carpi Riso për praninë e vlerave të papajtueshme të tetrametrinës, një insekticid. Përfshihen paketimet me numrin e lotit 210105A në formatin 1 kg të ambalazhuar me vakum me jetëgjatësi minimale 27/07/2023 dhe në qese celofani 500 gram me Tmc 27/01/2023.

Orizi Arborio është prodhuar në provincën e Modenës. Si masë paraprake, rekomandohet të mos konsumoni orizin me numrin e serisë, formatet dhe kushtet minimale të ruajtjes të treguara dhe ta ktheni atë në pikën e blerjes. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed