Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndëshkuar 8 subjekte për përdorim të vajit të palmës, konservantëve dhe niseshtesë. Trupat inspektuese të AKU-së ushtruan 21 inspektime dhe monitorime gjatë muajit shkurt në rang vendi, në subjekte me aktivitet import, shpërndarje me shumicë të produkteve ushqimore konkretisht vaj palme, niseshte, konservantë dhe aditivë ushqimorë, si dhe në subjekte me aktivitet “Prodhim, përpunim qumështi dhe nënprodukteve të tij. Gjatë kontrolleve u konstatuan 8 subjekte për tregtim të ushqimit të pasigurt, në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë dhe mungesë etiketimi. Subjektet në shkelje u gjobitën me 1 milion e 700 mijë lekë dhe u bllokuan 330 kg produkte ushqimore të pasigurta për konsum.
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT