Menu

Produkte të skaduara dhe furra buke jashtë standardeve, gjobë dy subjekteve në Korçë

AKU vijon kontrollet në terren, në Korcë gjobitet një subjekt për produkte me afat skadence të kaluar dhe një furrë buke me kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Korçë, vijon monitorimin rigoroz në të gjitha subjektet e lejuara që ushtrojnë aktivitetin në këtë qark për zbatimin e masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19.

Kështu gjatë ditës së sotme janë kryer 23 inspektime, kryesisht në Korcë qytet, Maliq e rrethinat e tyre, prej të cilave, në 6 furra buke, 7 minimarkete, 7 njësi tregëtimi dhe 3 subjekte përpunimi qumështi.

Gjatë kontrolleve të kryera në një minimarket u konstatuan produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi të cilat u sekuestruan me destinacion asgjësimin e tyre si dhe u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 300,000 lekë.

Gjithashtu referuar shkeljeve të konstatuara në një furrë buke e cila ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare që cënonin sigurinë ushqimore, trupa inspektuese mori masën administrative “gjobë” me vlerë 300,000 lekë si dhe u bë ndërprerja e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e kushteve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë pandalur monitorimet dhe kontrollet rigoroze në të gjithë vendin me fokus mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së konsumatorëve duke vijuar betejën për mospërhapjen e COVID-19.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed