Menu

Prof.Dr Kristaq Berxholi: Kemi shumë sëmundje që transmetohen nga mishi tek njerëzit, si duhen parandaluar?

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, ish-drejtori i IKV dhe ish-pedagogu Prof.Dr Kristaq Berxholi ka folur për kontrollin që duhet të ushtrohet nga “Ferma në Tavolinë”, për të patur një zinxhir ushqimor të sigurt, sidomos për produktet me origjinë shtazore, si mishi apo nënproduktet e tij.

“Siguria ushqimore është një nga problemet më të mprehta në botë dhe shqetësimi më i madh është a kemi ushqime të sigurta? Ata që e bejnë pyetjen janë ata që duhet të garantojnë sigurinë ushqimore. Një nga elementet e problemit të sigurisë ushqimore është mishi, i cili shkakton problematika në popullatë, si ato masive në darka apo dasma që mund të jenë me pasoja të larta si helmime apo infeksione të ndryshme, të cilat kanë ardhur nga moszbatimi i kritereve për ruajtjen e produktit siç është mishi. Siguria ushqimore nuk bëhet vetëm nga AKU. Në sigurinë ushqimore janë dy shtylla kryesore, veterinaria, shërbimi veterinar dhe AKU të cilat janë të lidhura me njëra-tjetrën, ata që i ndajnë bëjnë gabim. Siguria ushqimore fillon atje ku është detyra e shërbimit veterinar. Do t’i rekomandoja sidomos nga duke nisur nga kryeministri, ministrja e Bujqësisë, që ta shohin sigurinë ushqimore jo të shkëputur nga këto dy shtylla. Siguria fillon nga kontrolli i shërbimit veterinar. Ka qenë problematik, pas ‘90 pati një kohë që shërbimi veterinar qëndroi me ato parime, norma para viteve ‘90. Me kalimin e viteve, shërbimi veterinar u denigrua. Përgjegjësia fillon nga drejtuesit, nga ministrat. Pasi shpesh faji çohet tek drejtori. Shërbimi veterinar filloi të degradohet dhe tani sikur ka nisur të riorganizohet me një skenë të veçantë që sipas meje nuk gjendet në asnjë vend të botës. Shërbimi veterinar, thuhet se veterinerët që janë në rajone të ndryshme do të kryejnë edhe kontrollin e mishit. Mendoj se këtu e kemi problemin kryesor, në çështjen e kontrollit nga shërbimi veterinar të sigurisë së mishit. Mishi nuk kontrollohet vetëm në thertore, pasi ky është momenti i fundit i kontrollit. Fillon që me prefilaksinë, në gjurmueshmërinë e sëmundjeve. Kemi shumë sëmundje që transmetohen nga mishi tek njerëzit. Që nga listerioza, kemi mishin e shpendëve, kafshëve të egra, është një koncept i madh i këtij problemi. Shërbimi veterinar ka detyrë të kontrollojë të gjithë zinxhirin për parandalimin e sëmundjeve. Them se ka ndryshim në trajtimin e mishit nga shërbimi veterinar, por ende nuk e ka atë nivel, kompetencë për të garantuar plotësisht sigurinë ushqimore”-tha Prof.Dr Kristaq Berxholi.

Emisioni Alert

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed