Menu

Prof. Kapllan Sulaj: Si cenohet siguria e konsumatorit nga abuzimi me vajin e palmës dhe mosdeklarimin në etiketë

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Prof. Kapllan Sulaj ekspert i Sigurisë Ushqimore dhe dekan i Bioteknologjise Ushqimore UBT ka folur për përdorimin e vajit të palmës në ushqime dhe problemet që shkakton. Sulaj tha se shqetësim mbetet sasia që përdoret, nëse është deklaruar apo jo në etiketë dhe cenimi i sigurisë së konsumatorit.

“Në rastin e salcave të kosit, vaji i palmes përdorët dhe në Shqipëri, por problem mbetet sasia që përdoret. Dëmi më i madh ndaj konsumatorit vjen nga prania e lartë e vajit të palmës në produkte duke sjellë efekte anësore, si përqindje të lartë të kolesterolit. Nëse vaji i palmës është në një produkt përcakohet lehtë me pajisjet instrumentale. Problem nga ana ligjore është nëse është deklaruar në etiketë apo jo. Faktikisht edhe kur vaji i palmës deklarohet në etiketë duhet analizuar përqindja sepse mund të mos jetë deklarim i saktë, duke cenuar kështu sigurinë e konsumatorit. Është e mundur që të kemi prodhime të bylmetit pa vaj palme. Përdoret tek salca e kosit pasi e përmirëson shijen. Referuar çmimit të salcës, gjatë përpunimit të qumështit shtohen kulurat e fermentimit. Nuk mund të themi që nuk ushtrohen kontrolle në terren, por ka vështirësi. Gjurmueshmëria është mjaft e vështirë, mungesa e eksperiencës të disa inspektorëve bën që ky proces të cenohet. Është AKU që survejon operatorët e biznesit, por procesi është mjaft i vështirë. Janë organet e inspektimit që kontrollojnë procesin, por gjendemi në situata të errëta pa informacion. Vaji i palmës duhet kontrolluar që nga importi dhe pastaj rrjetin e shpërndarjes, që të mund të sigurojmë elementë të gjurmueshmërisë”-deklaroi prof.Kapllan Sulaj.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed