Menu

Rëndësia e leximit të etiketave të skadencës tek produktet ushqimore dhe si t’i ruajmë ato

Një sondazh zbuloi se edhe pse shumica e njerëzve thanë se i lexonin etiketat e skadimit të ushqimeve, më pak se gjysma e dinin se çfarë nënkuptonte etiketa në të vërtetë.

Më pak se një e katërta e të anketuarve, e dinin se kur në etiketë shkruhej  “përdore deri në datën e caktuar” do të thotë që ushqimi nuk është i sigurt për t’u ngrënë pas asaj date.

Besimi i pajustifikuar tek produkte të caktuara, mund të përbëjë një rrezik për konsumatorët.

Në varësi të ushqimit që konsumoni, ju mund të sëmureni nëse nuk lexoni ose kuptoni infromacionin në etiketat përkatëse.

Produktet që kalojnë datën e tyre të skadencës nuk janë të freskëta dhe mund të kenë një numër në rritje të baktereve të dëmshme.

Por pavarësisht shpejtësisë së rritjes të baktereve, dikush mund të helmohet nga ushqimi për shkak të kontaminimit.

Simptomat e hemimit mund të jenë dhimbja e stomakut, të përziera, të vjella, diarre dhe ethe.

Prandaj nutricionistët këshillojnë të jeni të vëmendshëm kur përzgjidhni ushqimet tuaja.

Ja disa sa mënyra se si t’i ruani ushqimet tuaja në mënyrë që të jenë më të sigurta.

Blini ushqime të freskëta

Nutricionisë të ndryshëm shprehen se ushqimi më i sigurt është ai që është i freskët. Prandaj kur blini ushqime, sigurohuni që data e skadencës të jetë sa më e largët.

Kështu ju do të keni më shumë kohë për ta konsumuar para se të paraqesë ndonjë rrezik.

Blini më shpesh

Në mënyrë që ushqmiet të jenë sa më të freskëta këshillohet që të blini ushqime më shpesh dhe në sasi më të vogla.

Ngrini ushqimet

Nëse nuk do i konsumoni menjëherë ushqimet, ju mund të zgjidhni t’i ruani në ngrirje. Kjo është një mënyrë më e sigurt, që ju kursen kohë dhe shmang kontaminimin e tyre.

Mos harroni se rritja e baktereve ndodh edhe në ushqimet e gatuara dhe do të përbëjë rrezik nëse nuk i konsumoni brenda një periudhe të caktuar kohore.

Ruajini ushqimet në mënyrën e duhur

Mbajtja e tyre në enë hermetike, ndihmon që ushqimet të qëndrojnë të freskëta për një kohë më të gjatë. (Agroweb)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed