Menu

Shiste produkte të skaduara, gjobë 300 mijë lekë marketit në Pogradec

Autoriteti Kombëtar I Ushqimit ka zhvilluar inspektime në terren në Pogradec, ku është vendosur 1 masë administrative “gjobë” me vlerë 300,000 lekë, në një market ushqimor ku u konstatua tregtimi i produkteve të skaduara. Masa administrative “paralajmërim” në Tiranë dhe Shkodër.

Përsa i përket Planit të marjes së mostrave, janë marrë 9 mostra produktesh të ndryshme në Elbasan (bukë gruri, kripë të jodizuar dhe  pije alkoolike), si dhe u bë bllokimi 620 kg  produkte ushqimore deri në daljen e përgjigjeve të analizave. Gjithashtu janë marrë mostra “fare bime” për analizim në Shkodër dhe 4 mostra për analizim sallatë jeshile në Berat.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet dhe monitorimet rigoroze në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed