Menu

Siguria Ushqimore, në drekën që marrim në shkollë

Është koha që t’i kushtojmë vëmëndje sigurisë ushqimore në kutinë me ushqimin e drekës. Këtu është një udhëzues studimi për t’ju ndihmuar të mbani ushqimin të sigurt kur paketoni drekat.

I pastër- Në një studim të USDA, 97% e pjesëmarrësve në një kuzhinë testuese nuk i lajnë duart siç duhet. Lani duart me ujë të pastër dhe të rrjedhshëm dhe aplikoni sapun.

Dërrasat prerëse – Shmangni kontaminimin kur përgatitni ushqime. Përdorni një dërrasë prerëse për mish të papërpunuar dhe një tjetër për perime, fruta dhe ushqime të gatshme.

Paketimi i drekës- Pasi të keni paketuar drekën për të nesërmen, vendoseni në frigorifer. Mos ripërdorni paketimin si qeset plastike, pasi ato mund të kontaminojnë ushqimin.

Kujdes – Ushqimet që prishen mund të jenë në temperaturën e dhomës vetëm për 2 orë sepse bakteret që shkaktojnë helmim ushqimor shumohen më shpejt. Nëse ushqimet janë të ekspozuara ndaj temperaturave të larta ato mund të qëndrojnë jashtë vetëm për 1 orë. Asnjëherë mos e shijoni ushqimin për të përcaktuar sigurinë e tij. Kur jeni në dyshim, hidheni jashtë. Ndërsa mund të ketë mësues zëvendësues, nuk ka kurrë një zëvendësues për sigurinë ushqimore.

Shikoni udhëzuesin e studimit të sigurisë ushqimore për më shumë këshilla. Pastroni, ndani, gatuani dhe ftohni. (FoodSafety)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed