Menu

Siguria ushqimore, Qendra ALERT i prezanton AKU-së gjetjet e projekti dhe kërkon masa për inspektimet dhe Kominikimin e Riskut për konsumatorët

Në kuadër të zbatimit të projektit, “Ushqimi, risku masiv për konsumatorët, mungesa e kontrolleve dhe e informimit nga institucionet”, që po zbatohet nga Qendra Alert, me mbështetjen financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë, u zhvillua një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Z.Bledar Skënderi dhe me stafin e Drejtorisë së Komunikimit të Riskut.

Qendra Alert i prezantoi AKU-së problematikat që po hasen me produktet ushqimore gjatë analizimit të tyre, ndërkohë që e njohu me objektivat e projektit. Pas panoramës së prezantuar, Drejtorit të AKU iu kërkua marrja e masave për vlerësimin e riskut mbi baza të forta analizash dhe risqesh, si dhe opioniesh shkencore; rritja e numrit dhe e cilësisë së inspektimeve në të gjithë zinxhirin e ushqimit dhe më kryesorja, komunikimi i riskut për konsumatorët, gjë që nuk bëhet në asnjë rast nga Autoriteti.

Komunikimi i Riskut është detyrë ligjore e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, e përcaktuar në Ligjin Nr.9863 “Për Ushqimin” (i ndryshuar), si dhe nga VKM Nr.708 “Për Organizimin dhe Funksionimin e AKU”, por është dhe një nga masat më të mira për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve nga produktet ushqimore jo konform standardeve të sigurisë.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Z.Skënderi, shprehu gatishmërine e tij dhe të institucionit, për të vendosur ura bashkëpunimi me Qendrën Alert për përmirësimin e problematikave për ndërhyrje të menjëhershme në evidentimin e tyre, referuar dhe analizave të produkteve ushqimore, si dhe për komunikimin për konsumatorët.

Gjithashtu, Qendra Alert i vuri në dispozicion AKU-së dhe një pjesë nga objektivat që ka projekti në fjalë, me qëllim arritjen e tyre dhe bashkëpunimin mes dy institucioneve.

Materiali është realizuar nga Qendra ALERT, si pjesë e projektit “Ushqimi, risku masiv për konsumatorët, mungesa e kontrolleve dhe e informimit nga institucionet”, të mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë te autor-it/ve dhe nuk përfaqesojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Qendra Alert / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed