Menu

Susami i bashkohet grupit të alergjentëve kryesorë në ushqim

Susami i bashkohet grupit të cilin e përbëjnë 8 alergjentë kryesorë në ushqim, qumështi, vezët, gaforret, frutat arrore, kikiriku, gruri dhe soja.

Drejtoria Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave publikoi që susami t’i bashkohet listës së alergjenëve kryesorë në ushqim.

Susami i bashkohet listës së alergjenëve kryesorë në ushqim si rezultat i Ligjit të sigurisë, shërimit, arsimimit dhe hulumtimit të alergjenëve në ushqim, e cila është nënshkruar më 23 prill të vitit 2021-tha FDA-ja.

Sipas CNN, FDA ka disa vite që po shqyrton vendimin për farat e susamit.

Alergjitë e susamit prekin njerëzit e të gjitha moshave dhe mund të shfaqen si kollë, kruarje fyti, të vjella, diarre, skuqje në gojë, vështirësi në frymëmarrje dhe presion të ulët të gjakut, tha për CNN, Dr Robert Eitches, alergolog, imunolog dhe mjek në “Cedars-Sinai Medical Center”, Los Angeles.

“Kjo do të thotë se për 1.6 milionë amerikanë me një alergji kërcënuese ndaj susamit, jeta do të bëhet më e mirë duke filluar nga 1 janari 2023,” shtoi Jason Linde, nënkryetar i lartë i qeverisë dhe çështjeve të komunitetit në Food Allergy Research & Education.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed