Menu

Testimi, Listeria në mostrën e kërpudhave nga Kina

Kërpudhat e paketuara në paketa 150g dhe 200g të “Enoki Mushrooms” (Produkt i Kinës), kanë rezultuar të kontaminuara me Listeria.

Kërpudhat e tërhequra janë më datë 1/4/2022 dhe numër loti 300511 dhe u shpërndanë në zonat e Çikagos, Los Anxhelos dhe Dallas. Produkti është i paketuar në një paketë plastike të mbyllur me vakum. Është produkt i Kinës dhe nuk ka asnjë përkthim në anglisht në etiketë. Nuk ka emra dhe adresa biznesi të shtypura në pako. Deri tani nuk është raportuar asnjë sëmundje e lidhur me kërpudhat e kontaminuara. Prania e Listerisë u zbulua gjatë testimit nga Departamenti i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Michigan, në një paketë 200 gramësh të markës “Enoki Mushrooms”. Shpërndarja e produktit është pezulluar.

Ushqimi i kontaminuar me Listeria monocytogenes mund të mos duket apo të nuhatet si i prishur, por mund të shkaktojë infeksione serioze dhe ndonjëherë kërcënuese për jetën. Kushdo që ka ngrënë ndonjë produkt të tërhequr dhe ka shfaqur simptoma të infeksionit me Listeria duhet të kërkojë trajtim mjekësor. (FoodSafety)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed