Menu

Tregtonte nënprodukte qumështi të skaduara, gjobitet supermarketi në Fier

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë qenë gjatë ditës së sotme në terren, për të inspektuar operatorët e biznesit ushqimor në garantim të sigurisë ushqimore, si dhe monitorime në zbatim të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Janë kryer 53 monitorime dhe kontrolle zyrtare.
Ndaj një subjekti me aktivitet “supermarket” në qytetin e Fierit për tregtim të nënprodukteve të qumështit, me afat të kaluar përdorimi, u vendos masë administrative “gjobë” në masën e 300 mijë lekëve.

Janë marrë 6 mostra për kryerjen e analizave laboratorike.

Në kuadër të zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së Covid 19, është vërejtur një sensibilizim në masë të madhe të subjekteve ushqimore, të cilat kanë respektuar të gjitha masat e marra nga qeveria, pajisjen me maska dhe doreza, përdorimin e dezinfektatëve, mosprerjen e bukës dhe largimin e prerëseve nga ambientet e punës, si dhe ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve të bëra.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed