Menu

Ushqimet që nuk duhet të qëndrojnë së bashku dhe ato që nuk duhen mbajtur në qese

Shumica e konsumatorëve i vendosin në një enë frutat që bleje dhe e njëjta gjë vlen edhe për perimet. Megjithatë, sipas një studimi kjo gjë është e gabuar.

Duke i mbajtur në të njëjtën enë, një frut i cili fillon pjekjen edhe pas vjeljes, frymon intensivisht. Sapo merr frymë intensivisht, lëshon gaz, një hormon bimor që sinjalizon pjekjen e frutave përreth, gjë që përshpejton prishjen e frutave të tjera.

Për të njëjtën arsye nuk duhet t’i mbajmë domatet dhe kastravecët së bashku. Domatet janë gjithashtu një perime klimaterike, që do të thotë se ato do të zgjasin më shumë nëse qëndrojnë ndaras nga kastravecët.

Edhe ne gabojmë duke i mbajtur domatet në frigorifer, ndaj shpeshherë nuk kanë një shije të këndshme dhe se do të ishin shumë më e shijshme nëse do të qëndronin në temperaturën e dhomës. Dhe jo vetëm domatet, ja cilat jo perime të tjera nuk duhet të mbani në frigorifer!

Domate, shalqi, patate, qepë…Nuk është e dëmshme t’i mbani në frigorifer, thjesht përshtypja shqisore është shumë më e mirë nëse nuk mbahen. Teknologët ushqimorë kanë shpjeguar gjithashtu se ka ushqime që nuk duhet t’i mbajmë në thasë, e ndër to janë bananet, fiku, pjeshkat, kajsitë, kivi, kumbullat, pjepri, domatet dhe kërpudhat.

Qeset ndikojmë në shkurtimin e afatit, pra në përkeqësim më të shpejtë për shkak të asaj frymëmarrje intensive. Në disa raste, qeset e letrës ju vijnë në ndihmë edhe është më mirë nëse janë të paketuara në kuti. Përsa i përket kërpudhave, ato duhet të mbahen në frigorifer, por nuk duhen larë apo prerë shumë përpara përdorimit, pasi kështu shkurtohet afati i përdorimit, i cili normalisht është maksimumi 5 ose 6 ditë.

Qendra Alert

FoodSafetyNews

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed