Siguri ushqimore do të thotë të ruash zinxhirin ushqimor që nga pregatitja e deri tek shërbimi në mënyrën e duhur, që vlerat ushqimore të tij apo kushtet higjenike të mbeten të paprekura dhe të ushqejnë organizmin. Në morinë e produkteve që qarkullojnë sot në botë, duket se misioni i një bote me ushqim të sigurt dhe brenda standardeve është më i vështirë se kurrë.
Kjo disiplinë shkencore po vihet gjithnjë e më shumë në zbatim, sidomos vitet e fundit në mënyrë që të parandalohet çdo problem me ushqimin. Në këtë artikull ju tregojmë disa nga sëmundjet të cilat shkaktohen pikërisht nga mos respektimi i këtyre rregullave.
Çfarë e ndikon organizmin?
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 1 në 10 persona sëmuret pikërisht nga ushqimi i kontaminuar. Ushqimi i pasigurt mund të shkaktojë rreth 200 sëmundje që nisin nga ato kancerogjenet e deri tek problemet me tretjen. Bakteret që mund të formohen tek ushqimi janë të panumërta, prandaj edhe rreziku që vjen nga to është i madh.
Shifra e personave që preken nga këto sëmundje është 600 milionë çdo vit, ku 420.000 mijë prej tyre humbasin jetën. Të dhënat e OBSH, tregojnë se fëmijët janë më të prekurit nga ky problem. Çdo vit 40% e të prekurve nga bakteret e ushqimeve janë fëmijë nën moshën 5 vjeç. Ushiqmi jashtë standarteve të sigurisë kur futet në organizëm mund të krijojë një varg sëmundjesh të cilat përsëriten dhe mund të jenë të rrezikshme për organizmin.
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT