Ngrirja e ushqimit është një zgjidhje praktike dhe e zakonshme por duhet t’i kushtoni vëmendje disa detaje për sa i përket shëndetit. Çdo ushqim duhet të ngrihet dhe ruhet në mënyrë të sigurt. Ekspertja ushqimore, Ebru Akda dha disa paralajmërime të rëndësishme për këtë temë. Ekspertja thotë se ekzistojnë 4 metoda të rëndësishme që mund të përdoren për shkrirjen e ushqimeve, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet artikujve të mëposhtëm:
-Frigoriferi: Ushqimi duhet të jetë në një enë të veçantë në mënyrë që uji të mos bjerë në kontakt me ushqimet e tjera gjatë shkrirjes.
-Mikrovalë: Manuali i furrës me mikrovalë duhet të lexohet për kohën dhe temperaturën e duhur.
-Uji i ftohtë: Nëse uji nxehet gjatë shkrirjes në një enë të mbushur me ujë të ftohtë, duhet të ndërrohet.
-Gatim direkt: Është e rëndësishme që të ngrini ushqimin në pjesë që mund të gatuani.
“Shtimi e mikroorganizmave ndalon kur ushqimet ngrihen dhe riprodhimi fillon me shpejtësi pas shkrirjes. Prandaj shkrirja është shumë e rëndësishme”-tha Akda. Ajo shprehet se ushqimet e ngrira duhet të shkrihen dhe të përdoren vetëm njëherë pasi përndryshe rrezikoni shëndetin.
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT